27 Nëntor 2020

Ministri Krasniqi ndalon importin e vajit të palmës

Prishtinë, 11 shtator - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të vajit të palmës dhe importit të djathit dhe produkteve të ngjashme të djathit me yndyrë bimore (vaji i palmës).

Me këtë vendim obligohen mekanizmat inspektues të institucioneve të Kosovës që t’i inspektojnë dhe njëkohësisht edhe t’i obligojnë operatorët ekonomikë të bëjnë ndarjen e produkteve të qumështit me yndyrë bimore (vaj palme) prej atyre me origjinë shtazore nëpër pikat tregtare në tregun e Kosovës.

MTI në vendim ka thënë se Dogana e Kosovës është e obliguar për zbatimin e këtij vendimi.

“Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës të bëj hulumtim lidhur me përdorimin e brendshëm të vajit të palmës”.

“Obligohet Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të obligojë operatorët ekonomik të bëj ndarjen e produkteve të qumështit me yndyrë bimore (vaj palme) prej atyre me origjinë shtazore”, thuhet në këtë vendim të siguruar nga Klan Kosova. Ky u nënshkrua sot nga Vesel Krasniqi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe do të hyjë në fuqi me datën 15.09.2020.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën nga Malcolm Simmons, ish kryetar i Asamblese së Gjyqtarëve të EULEX-it, përfaqësuar sipas autorizimit nga dr. Artan Qerkini, avokat. (Ndertesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencë për media me temë “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, merr pjesë në nisjen e asfaltimit të zgjerimit të llotit të 4 të rrugës Podujevë - Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Llugë. (Rruga Podujevë - Prishtinë, fshati Llugë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ora 12:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës. (Ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve  Kryeministri Avdullah Hoti do e përcjellin realizimin e eksportit të produkteve kosovare në Serbi e që lidhet me marrveshëjen në Shtëpinë e Bardhë në Washington për bashkëpunim ekonomik Kosovë - Serbi e cila pason me një marrëveshje mes dy operatorëve ekonomik. (Objekti i Agrokosova Holiding në zona industriale - Shirokë, Suharekë, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti në kuadër të Javës së Biznesit Kosovar 2020, viziton Verarinë ‘’Agro Kosova Holding ’’ në Suharekë. (Veraria ‘’Agro Kosova Holding ’’, Suharekë, ora 14:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, bën sot përmbylljen e fushatës zgjedhore përmes një konference për media. (Restorant “Artela”, ora 14:00)