23 Shkurt 2019

Meksika i kundërpërgjigjet SHBA-së për tarifat të importit për çelikun dhe aluminin

Meksiko City, 6 qershor - Meksika është kundërpërgjigjur ndaj tarifave të importit për çelikun dhe aluminin të vendosura nga SHBA-ja.

Autoritetet meksikane u shprehën se do të vendosin tarifa për produktet amerikane si çelik, mishi i derrit dhe uiski burbon, si kundërpërgjigje ndaj tarifave të importit nga administrata e Trump-it.

Sanksionet e reja meksikane përfshijnë vendosjen e tarifave prej 20% për mishin e derrit si dhe për boronicën e kuqe, mollët dhe patatet.

Tarifat për djathin dhe uiskin kanë arritur në 20 deri 25 për qind, ndërsa ato për produkteve të çelikut dhe aluminit të importuara nga SHBA-ja në Meksikë do të rriten nga 15 në 25 për qind.

Ministri i Ekonomisë i Meksikës, Ildefonso Guajardo tha se masat hakmarrëse do të kenë një ndikim ekonomik prej 3 miliardë dollarësh amerikanë në një numër sektorësh.

Meksika së bashku me Kanadanë dhe BE-në kanë shprehu se do ta padisin ShBA-në në Organizatën Botërore të Tregtisë për tarifat e importit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2019

- Fillon kampionati ekipor në pingpong me në garat ekipore në ligën e juniorëve. (Shkolla Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Alternativa e përfaqësuar nga Hasan Preteni dhe Alfred Halili anëtarë të Kryesisë Qendrore  do të mbajnë konferencën për media për të prezantuar qëndrimin e subjektit politik lidhur me "Sistemin e drejtësisë, defektete dhe ndryshimet që duhen bërë". (Selia e partisë, Kompleksi Qafa, kati 1, nr. 67, ora 12:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council organizon panel diskutimi për gratë artiste gjatë rezistencës së Kosovës të viteve 90. (Galeria e Arteve të Kosovës, ora 12:00) 

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtas. (Kino Lumbardhi, ora 17:00)