27 Prill 2024

Mbi 600 biznese nga Shqipëria operojnë në Kosovë

Prishtinë, 2 shkurt - Sot një Delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe i  Dhomës Kombëtare të Tregtisë i kryesuar nga Kryetari Agim Shahini u prit nga Ambasadori  Shqiptar Shkëlqesia e tij Qemal Minxhozi ku temë diskutimi ishte fuqizimi i tregut kombëtar me produkte vendëse.

Ambasadori Qemal Minxhozi e njoftoi delegacionin e AKB-së për së afërmi për përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë shqiptare por edhe të Bizneseve për rritjen e bashkëpunimit politik, ekonomik, arsimor , kulturë dhe fusha të tjera si një treg i përbashkët i dëshirave mbarë shqiptare, por për këtë duhet te përcillet edhe me ndryshime të legjislacionit të dy vendeve tona në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të lëvizin edhe më lirshëm pa u varjet asnjë barrierë e ndërsjellë.

Për mbi 600 biznese nga Shqipëria operojnë në Kosovë dhe kjo është një numër i respektuar që po e mbështesin rritjen dhe përshpejtimin e zhvillimit të Kosovës por ka edhe pengesa sidomos në marrjen  e lejeve të qëndrimit për afaristët dhe qytetarët e ndryshëm që dëshirojnë të punojnë dhe të pajisen me leje të qëndrimit ne Kosovë.

Tregu i përbashkët fuqizohet me sektorin privat i orientuar ka prodhimi vendas Shqipëria ka territor të madhë dhe klimë te përshtatshme atmosferike për disa produkte qe i nevojiten Kosovës për konsum ne pranverën e hershme dhe këtë duhet te shfrytëzojë bizneset e Kosovës gjate gjithë kohës për te ardhur  dhe investuar jo vetëm ne sezon te turizmit për te cilën  pushuesit nga Kosova  janë te paret.

z.Agim  Shahini,Kryetar i AKB  falënderoj ambasadorin për angazhimin e vazhdueshëm  për unifikimin e tregut Kosovë Shqipëri si  mundësi e madhe e zhvillimit të gjithëmbarshëm të ekonomisë kombëtare ku përfshihen edhe tregjet shqiptare jashtë kufijve Kosovë – Shqipëri, iniciativë kjo e marre që nga viti 2012 me moton : Konsumoni produkte kombëtare  e cila e ka arrit efektin e vet duke kaluar të gjithë kufijtë ku flitet shqip në Ballkanin Perëndimor dhe tashmë është bërë traditë shumëvjeçare.

Kjo iniciativë është fuqizuar edhe më shumë që nga viti 2014 me themelimin  Dhomës Kombëtare të Tregtisë në Kukës ne mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e që po vazhdon me misionin e njëjtë edhe sot.

Shkëmbimet tregtare në mes dy vendeve tona janë më të vogla karshi Maqedonisë dhe Serbisë dhe ky fakt neve na shqetëson në mungesë të një strategjie kombëtare për fuqizimin e prodhuesve vendor karshi konkurrencës tradicionale nga Ballkani Perëndimor dhe Qeveritë duhet të jen më të përgjegjshme që te krijon politika avancuese dhe lehtësira tregtare për rritjen e shkëmbimeve të produkteve kombëtare.

Paraqitja e disa pengesave  individuale  të cilat bëjnë bujë mediale janë tepër të vogla karshi atyre  të mirave që i kemi  në mes dy vendeve tona, por çuditërisht problemet e mëdha që paraqiten në mes Kosovës dhe Serbisë ato minimizohen edhe nga individët por edhe nga të tjerët për të cilët po thuajse në heshtje po pajtohemi se me Serbinë ne jemi të kalitur me probleme deri sa kemi rreth 400 milion euroimport të produkte te gatshme e që mund të zëvendësohen nga tregjet shqiptare.

Sa i përket lejeve të qëndrimit për shtetasit shqiptar për fat të keq ata trajtohen sikur shtetasit kinez për të cilët duhet ti nënshtrohen të gjitha rregullave burokratike për tu pajisur me dokumentacione dhe leje pune, kjo pengese  duhet të ndryshoj me akte nënligjore në mënyrë që investitorët  dhe vëllezërit shqiptar të cilët dëshirojnë të punojnë, jetojnë të pajisen me leje qëndrimi për një afat të shkurtë. Thënë shkurt duhet te liberalizohet tregu i punës për punëtorët shqiptar.

Të dy qeveritë në tavolinën e punës ditore duhet të kenë prioritet bashkëpunimin ekonomik pa asnjë mase dhe barrierë ndaluese ne mes prodhimeve te dy shteteve tona, nuk guxojmë asnjëherë qoftë për interesa individuale apo grupore të marrin masa kundër ndonjë produkti që prodhohet në Shqipëri apo në Kosovë duke i dhënë përparësi njëra tjetrës, por  vetëm duke i lënë të lirë dhe të barabartë ne konkurrencën tek konsumatorët shqiptar.

Të dy palët u pajtuan që të vazhdojnë aktivitetet e përbashkëta që kanë qëllim fuqizimin e ekonomisë vendore kombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)