26 Prill 2024

Lodrat e konfiskuara, dhuratë për fëmijët e “SOS” fshatit

Prishtinë, 9 gusht - Lodrat për fëmijë që janë konfiskuar kohëve të fundit nga Drejtoria e Inspekcionit, në kuadër të aksioneve për largimin e shitësve ilegalë, kanë qëndruar për një kohë në depot e Komunës.

Për të gjitha këto lodra, nuk është paraqitur asnjë pronar në Inspekcion, i cili do ta merrte përgjegjësinë dhe do ta paguante dënimin.

Meqë të gjitha afatet kanë kaluar, Drejtoria e Inspekcionit, me procesverbal përkatës, të gjitha ato lodra që ishin të përdorshme, ua ka dhuruar sot fëmijëve të “SOS” fshatit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)