26 Prill 2024

Kuvajti i gatshëm të investojë në Kosovë

Prishtinë, 5 tetor - Shteti i Kuvajtit është i gatshëm të rrisë investimet në Kosovë dhe për këtë qëllim do të zhvillohen projekte konkrete dhe do të organizohet edhe një Forum Ekonomik në mes dy vendeve brenda vitit të ardhshëm, në Kuvajt.

Me qëllimin e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat, por, me fokusim të veçantë në çështjet e koordinimit politik dhe atë të thellimit të bashkëpunimit ekonomik, Kosova pritet të akreditojë brenda pjesës së parë të vitit të ardhshëm edhe Ambasadorin e saj në shtetin e Kuvajtit.

Kjo është bërë e ditur, pas një pritje që Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i bëri Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Kuvajtit në Shqipëri, e cili është i akredituar edhe si Ambasador jo-rezident në Republikën e Kosovës, Sh.T.Z. Fayez Mishari Al-Jassim.

Në kuadër të këtij takimi Ambasadori, Fayez Mishari Al-Jassim, e ka përgëzuar Zëvendës-Kryeministrin e parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Pacolli për zgjedhjen e tij në këtë post, por, edhe për formimin e Qeverisë, duke ri-theksuar mbështetjen e madhe, që ekziston nga shteti dhe populli i Kuvajtit për Kosovën dhe duke shprehur interesimin për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit, sidomos në çështje politike, por, edhe në atë investimeve.

Nga ana e tij, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli e ka falënderuar Ambasadorin Fayez Mishari Al-Jassim për mbështetjen, që shteti dhe populli i Kuvajtit i ka ofruar Kosovës deri më tash, duke shprehur gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e sinergjive të reja në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Në lidhje me projektet e investimeve nga shteti i Kuvajtit, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli ka theksuar se industria ushqimore dhe turizmi do të mund të ishin sektorë atraktivë për fondet e investimeve nga shteti i Kuvajtit apo edhe të ndërmarrjeve specifike, që merren me këta sektorë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)