26 Prill 2024

Kryeministrit Haradinaj bën thirrje të konsumohen produktet vendore

Prishtinë, 29 nëntor - Në kuadër të aktivitetit, “Javët e Biznesit Kosovar”, e cila organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, sot kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë në nisjen e këtij manifestimi tradicional, me ç ‘rast tha se me moton, ‘Vetëm nuk mundemi, por bashkë po’, e kemi filluar punën e Qeverisë dhe që në ditët e para është thënë që prodhuesi i Kosovës nuk do të jetë më vetëm.

Kryeministri Haradinaj, theksoi se përkushtimin për të ndihmuar prodhuesit e kemi dëshmuar që në veprimet e para, me dialogun e filluar me prodhues, me të cilët është biseduar për hapat që duhet ndërmarrë për të lehtësuar prodhimin në vend.

“Jemi të gëzuar që ndër veprimet e para, kemi vendosur që bizneset të lirohen prej tatimit për teknologjinë, për lëndën e parë, dhe ky është realitet dhe do të hyjë në fuqi së shpejti”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Duke vlerësuar produktet vendore dhe duke bërë thirrje që të konsumohen produktet vendore, kryeministri Hardinaj tha se produkti i origjinës duhet pasur përparësi, sepse, siç tha ai, kjo është një ekonomi e tregut global të avancuar kudo në botë.

“Kjo nuk është ikje nga vlerat ose mosrespektim i standardeve, i kualiteteve të kujtdo qoftë, por ne jemi vetvetja dhe kështu duhet qëndruar”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se me këtë nuk humbin tregtarët nëse konsumohet produkti vendor, por avancohen me kualitetin e tyre.

Kryeministri Haradinaj inkurajoi prodhuesit që t’i identifikojnë veprimet që i takojnë Qeverisë për t’i ndërmarrë dhe që kanë të bëjnë me rritjen e kapacitetit të tyre veprues në ekonomi.

Kryeministri më tutje theksoi se politikat fiskale nuk duhet të shkojnë kah marrja e profitit afaristëve, të cilët janë të pozicionuar më së miri për zhvillimin ekonomik të vendit, burim të të ardhurave për buxhet dhe situatë ekonomike të qëndrueshme.

“Ju inkurajoj të gjithëve që të jeni krenarë për sukseset tuaja në ekonomi, për të arriturat tuaja, për profitin që realizoni dhe ju inkurajoj që të insistoni që atë profit ta investoni më tutje me zgjerimin dhe rritjen tuaj”, tha kryeministri.

Ai ka thënë se Qeveria është partner i vazhdueshëm për prodhuesit dhe Zyra e Kryeministrit dhe çdo ministri, është edhe zyra e tyre.

Kryeministri porositi të gjitha familjet kosovare të konsumojnë produktet vendore në shtëpitë e tyre. “Një zëvendësim të produktit të huaj me atë të vendit”, tha kryeministri Haradinaj.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)