22 Shkurt 2019

Kosova duhet të aplikojë urgjentisht për anëtarësim në OBT

Prishtinë, 1 qershor - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) vlerëson se tregtia ndërkombëtare ndërmjet vendeve dhe rajoneve të ndryshme të botës zhvillohet në kuadrin e veprimtarisë së shumë strukturave ndërqeveritare, të cilat po luajnë një rol gjithmonë e më të madh në vendosjen e normave dhe rregullave të tregtisë së mallrave dhe të shërbimeve.

Megjithatë sipas kryetarit te OEK-ut, Safet Gërxhaliut, OBT-ja me seli në Gjenevë të Zvicrës është e vetmja që ka në strukturën e saj pothuajse të gjitha shtetet e botës, përfaqësuesit e së cilave zhvillojnë diskutime dhe përfaqësojnë interest e shteteve të tyre respketive për çështje të tregtisë, duke filluar nga tarifat dhe barrierat jo-tarifore e deri te shqyrtimi i politikave tregtare të vendeve anëtare të OBT-së.

Por Gërxhaliu konsideron se Kosova, pavarësisht faktit që bisedimet dhe takimet me Organizatën Botërore të Tregtisë kanë nisur shumë kohë më parë, vazhdon të mbetet larg këtij institucioni për shkak të mosparaqitjes së një kërkese formale për anëtarësim në këtë organizatë.

"Sipas mbarëvajtjes së këtij procesi deri me tani, çështja e paraqitjes së kërkesës zyrtare për anëtarësim në sekretariatin e OBT-së është tërësisht politike, pavarësisht përgatitjeve teknike që janë bërë në drejtim të anëtarësimit."

"Shikuar nga një prizëm më i gjerë, Kosova nga ky anëtarësim, fillimisht si vëzhgues, më shumë do të fitojë politikisht sesa ekonomikisht", ka thënë Gërxhaliu.

Megjithatë sipas tij prezenca e përfaqësuesit të Kosovës në takimet dhe diskutimet rreth tregëtisë botërore në OBT, ka rolin e saj kyq në përgatitje të vendit tonë për anëtarësim të plotë në këtë organizatë që rrjedhë natyrshëm pas statusit të vëzhguesit dhe përafrim të legjislacionit konform rregulave të OBT-së.

Negociatat për anëtarësim, sipas përvojave të vendeve të tjera, kanë zgjatur mes 5 dhe 15 vite, andaj është momenti i fundit kur Kosova duhet seriozisht të shqyrtojë aplikimin në OBT.

Prej vendeve të rajonit, Kosova është i vetmi shtet që nuk është pjesë e kësaj organizate, madje as si vëzhgues. Nga dimensioni rajonal, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia janë shtetet e fundit që janë duke synuar anëtarësim, statusi aktual i së cilave është si vëzhgues në OBT.

Oda Ekonomike e Kosovës, rekomandon aplikim urgjent për anëtarësim në këtë organizatë me rëndësi multi dimensionale edhe si vëzhgues në të njëjtin model siç kanë aplikuar edhe vendet e rajonit dhe ky proces të mos jetë i ndikuar nga dimensioni i politikës së brendshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2019  - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të​ takohet me Kryetarin e Federatës së Shahut, Nysret Avdiu (Objekti i Kryeministrisë, kati VIII, zyra 806, ora 8:30)

-  Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, Shefi i Ambasadës Japoneze në Kosovë, Mitsunori Ogasawara dhe Drejtori gjeneral i kompanisë Jetro Vjenë, Satoshi ABE vizitojnë kompaninë Gjirafa. (Kompania Gjirafa, Dragodan, ora 9:30)

- Let’s Do It do të mbajë konferencën “Efiçienca e energjisë dhe Ruajtja e ujit”, në bashkëpunim me Oden e Gjelbër Ekonomike te Amerikës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të komunitetit boshnjak në Komunën e Prizrenit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Drejtoria Komunale e Arsimit, Prizren, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të ZKM-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i shoqëruar nga kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi do të vizitojë Palestrën e Sportit, ku do të shohë punimet e realizuara deri më tani në këtë objekt sportiv, projekt kapital në të cilin MKRS-ja ka investuar. (Komuna e Rahovecit, ora 11:00)

- Mbahet debati publik me temën 'Transparenca e punës së komunës së Graçanicës'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet projektligjit për pijet e forta alkoolike, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, IPKO Foundation dhe RIT Kosova organizojn ngjarjen për projektin KosLift i cili ka për qëllim të mbështesë deri në 1000 student të Universitetit të Prishtinës dhe RIT Kosovë si dhe 60 biznese kosovare në sektorët e energjisë, TIK-ut dhe prodhimit në ngritjen e aftësive të nevojshme dhe kapaciteteve për të rritur konkurrueshmërinë e tyre në sektorin e biznesit në Kosovë dhe rajon. (Residenca Norvegjeze në Fshatin Ndërkombëtar, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti i shoqëruar nga Drejtori Komunal i Arsimit, Agim Blakçori do të vizitojë shkollat “Ibrahim Rugova”, “Naim Frashëri”, dhe “Aleksandër Xhuvani”, në Podujevë për të përcjellë mbarëvajtjen e garës. (Podujevë, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Mamushës. (Fshati Mamushë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton disa sera në Komunën e Mamushës. (Fshati Mamushë, ora 14:40)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune kompanisë “Liri” në Prizren. (Prizren, ora 17:00)