30 Shtator 2020

Konfindustria e shqetesuar me mos krijimin e tregut të përbashkët Shqipëri-Kosovë

Tiranë, 20 tetor - Konfindustria ka shprehur shqetësimin për ngadalësimin e dukshëm të procesit të krijimit në praktikë të tregut të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfundustrisë ka thënë së në këtë kuptim, Konfindustria mbështet programin dhe deklaratat e kreut të partisë fituese të zgjedhjeve të fundit në Kosovë, “Levizjes Vetvendosja”, për domosdoshmërinë strategjike të jetësimit sa më të shpejtë të tregut të përbashkët kombëtar.

Konfindustria vlerëson, se është shumë më e rëndësishme dhe e shpejtë, parë interesin afatgjatë krijimi i Tregut Kombëtar, krahësimisht përpjekjeve politike të mirëpritura, por të paqarta për krijimin e të ashtuquajturit “Mini Shengen” Rajonal.

Konfindustria vlerëson, se pavarësisht marrëveshjeve të shumta dhe shfaqjeve politike ndërmjet qeverive të dy shteteve shqiptare jo vetëm nuk është shënuar përparim, por janë bërë hapa mbrapa.

"Një numër i madh i marrëvshjeve ndërqeveritare të nënshkruara kanë mbetur të pazbatuara dhe për më tepër janë shtuar pengesat edhe të natyrave “fizike”, inspektoriateve, licencave, lejeve, etj. Si p.sh vendosja e taksës së “Rrugës së Kombit”, që kanë vështirësuar marrëdhëniet ekonomike dhe tragtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës", thekson Buxhuku.

Ai konsideron se pasojë e problematikave të mësipërme është edhe rënia e ndjeshme e volumeve të import- eksportit të muajit shtator 2019 kundrejt muajit paraardhës me përkatësisht mbi 10% dhe mbi 6%.

Prej vitesh marrëdhëniet tregtare ndërmjet shteteve shqiptare nuk kanë pësuar rritje të dukshme. Investimet e përbashkëta në sektorët strategjikë si energji, infrastrukturë, transport, etj. nuk janë ende të pranishme.

Konfindustria vlerëson me shqetësim, se ka pëpjekje të qarta nga grupe monopoliste të lidhura me vendimarrjen politike në të dy shtetet, që të mbajnë mbyllur tregjet përkatëse, duke marrë shpeshherë edhe pamjen e një lufte tregtare të mirëfilltë.

"Mbështetja e gjatë te ortakësira me vendimarrjen politike, mungesa e investimeve në teknologji, burime njerëzore, etj. ka ulur ndjeshëm aftësinë e konkurencës së grupeve të mëdha të biznesit në të dy shtetet", thekson Buxhuku.

Konfindustria vlerëson, se krijimi dhe funksionimi sa më i shpejtë i Tregut të Përbashkët Shqipëri-Kosovë si hap i parë, përtej interesave të ngushta të grupeve të caktuara të biznesit, paaftësisë dhe korrupsionit politik, mbetet një nga mënyrat e vetme, që mund të japi shpresa për shpëtim nga falimentimi  i sigurt edhe për vetë bizneset e mëdha të dy shteteve shqiptare.

"Në rast të kundërt vazhdimi i procesit të pashamngshëm të integrimit në BE do të sjelli në mënyrë të pashmangshme, që Shqipëria dhe Kosova do të mbeten pa biznese kombëtare të mëdha", ka deklaruar në fund Buxhuku. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2020 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Komision me përfaqësuesit e Komisionit  qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Prishtina Mall”. (Zona industriale Prishtinë - Lipjan, tek rrethi i QMI-së, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon publikimin e raportit “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

 - Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10,, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e LV-së në Arbëri, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nesër zhvillon vizitë në Komunën e Drinasit. (Ambientet e Komunës së Drinasit, ora 11:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Ciao Berto”. (Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, km2, ora 11:30)

- Grupi i aktorëve të Prishtinës do mbajnë protestë pasi që kërkesat e tyre të deritanishme nuk janë realizuar. (Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Lesna”. (Rruga Lidhja e Pejës nr. 133 10000, ora 13:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, i ftuar Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:30)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon edicionin e tretë të Metamorphosis. (Objekti i Kryqit të Kuq, në rrugën "Xhemajl Prishtina", nr.36 te RTK-ja te pazari, ora 16:30)

- Në kuadër të javës së tretë të programit publik në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)