05 Prill 2020

Klubi i Prodhuesve të Kosovës pro vendimit të Qeverisë për tarifen

Prishtinë, 28 shkurt - Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka bërë të ditur se e përkrah vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për largimin e tarifës 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

"Ne si Klub jemi prapa çdo vendimi i cili do të mbronte dhe avanconte interesat shtetëror të Kosovës."

"Të gjitha vendimet duhet të merren në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të dhe BE-në", thekson KPK.

KPK shpreson shumë që largimi i tarifës 100% do të vlerësohet si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë për fillimin e zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë.

Gjithashtu shpresojmë që kjo masë do rezultojë në eliminimin e të gjithave barrierave tregtare si ato tarifore dhe jo tarifore, po ashtu të krijojë mundësinë që përfundimisht të krijohen marrëdhënie për tregti të lirë me Serbinë e cila mbështetet në parime të ndërsjella. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Prill 2020

- Me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri mbahet takimi i kryetarëve të komunave të Agjencionit për Zhvillim Rajonal - Lindje më qëllim ndarjen e përvojave me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19. (Qendra Operative Emergjente e cila ndodhet në qendrën e studentëve, përkatësisht te kampusi i shkollave të mesme, ora 11:00)