25 Qershor 2019

Klubi i Prodhuesve kërkon nga qeveria e Shqipërisë heqjen e barrierave tregtare

Prishtinë, 23 maj - Klubi i Prodhuesve të Kosovës i bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për heqjen e të gjitha barrierave tregtare që prodhuesit e Kosovës po hasin gjatë eksportit të produkteve të tyre në tregun shqiptarë.

Për prodhuesit e Kosovës është e papranueshme që pengesat të tilla të jenë ende të zbatueshme për ta, edhe përkundër faktit që është e disata herë që këto kërkesa janë adresuar tek qeveria shqiptare për heqjen e barrierave dhe unifikimin e tregut kombëtarë shqiptarë.

Por përveç premtimeve dhe fjalëve shpresë dhënëse, deri më sot nuk ka pasur asnjë përpjekje për largimin e këtyre barrierave.

Barrierat kryesore për prodhuesit kosovar po hasin gjatë eksportit në tregun e Shqipërisë janë barriera tarifore dhe jo-tarifore, ku në çdo eksport, autoritetet shqiptare kërkojnë Certifikatën e Cilësisë për produktet që i nënshtrohen kontrollit fitosanitar dhe veterinar.

Pastaj procedurat e zhdoganimit në Shqipëri, pagesa e skanerit, noterizimi i analizave, pagesa në rrugën e kombit, mos-marrja për bazë e çmimit të faturës nga Dogana Shqiptare, zbatimi i normës të lartë të akcizës janë disa nga pengesat të cilat e rrisin koston e prodhimit por edhe e ulin nivelin e konkurrueshmërisë së produkteve të Kosovës në tregun e Shqipërisë.

Është absurde për prodhuesit kosovarë që në shkëmbimet e tyre tregtare, Shqipëria të jetë e dyta, pas Serbisë,  sa i përket barrierave me të cilat ata përballën.

Prandaj, Klubi i Prodhuesve të Kosovës i bën thirrje Qeverisë së Shqipërisë që sa më parë të bëjë shqyrtimin e të gjitha kërkesave të prodhuesve kosovarë, dhe të bëjë largimin e barrierave të cilat vetëm sa i dëmtojnë rëndë përpjekjet për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, të cilat jo rrallë herë janë cekur si interes strategjik i të dy qeverive. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2019 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do ta presë në takim ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide. (Hapësirat e MPJ-së, ora 8:30)

- The Siracusa International Institute for Criminal Justice and Human Rigths, një Organizatë Joqeveritare italiane organizon Dialogun Strategjik Kombëtar mbi temën e luftës kundër trafikut të paligjshëm. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutohet lidhur me kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga vizita e përbashkët e realizuar në Luginë të Preshevës (Ndërtesa e Kuvendi, salla C 203, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Dështimet në rastet e shënjestruara”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ku do të bëhet dorëzimi i pajisjeve për klubet e mediave, që është donacion i GIZ-it.  (Shkolla “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizojnë konferencën për media lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. (Sheshi “Ibrahim Rugova” përpara objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:05)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina organizon ceremoninë me rastin e shënimit të ditës më të madhe për qytetarët e Fushë Kosovës, lëshimin në funksion të linjës magjistrale për furnizim 24 h me ujë të pijshëm. (Rr. Hajrullah ZymiFushë Kosovë, ora 10:30)

- Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit organizon aktivitete solemne me rastin e Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit duke filluar me defileun e automjeteve dhe mjeteve zjarrfikëse në unazën e qytetit. (Nisja nga objekti i Shërbimit Zjarrfikës në Prizren, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me UNDP do të organizojnë konferencën për media për vazhdimin e kampanjës për legalizimin e armëve. (Objekti qendrorë i MPB-së, salla P-02, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti takohet me Kryetarin e qytetit të Des Moines, Iowa të SHBA,  Thomas  Cownie. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 11:00)

- Drejtoria e Administratës në Komunën e Prizrenit në bashkëpunim me OJQ Nevo Koncepti organizon tryezë diskutimi me temën Trajtimi i Fëmijëve në Raste të Dhunës dhe Abuzimit. (Hotel Centrum, ora 11:00)

- Ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me tekstet e reja shkollore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit bën demonstrimin i ushtrimeve të kërkim-shpëtimit dhe shuarjes së zjarrit në objektin e shkollës fillore “Heronjtë e Lumës” në fshatin Vërmicë. (Vërmicë, ora 12:00)

- Balkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë tryezën e rrumbullakët "Kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme dhe kost-efektiviteti i tyre,". (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj raporton para Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të kredisë prej 18 milionë eurosh që BERZH-i i ka dhënë parkut energjetik me erë të Kitkës. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Ekspozitën e Artizanaleve të ndryshme, nga organizata e grave “Orkide”, në Prizren. (Qendra Kulturore “Yunus Emre”, Prizren, ora 18:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Javës Egjiptiane në Gjakovë. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 19:00)

- Shkolla Amerikane e Kosovës organizon Inagurimi i kampusit të ri të Shkollës Amerikane të Kosovës. (Shkolla Amerikane e Kosovës, Shkabaj, Prishtinë, ora 20:00)