07 Maj 2024

Kërkohet thellimi i bashkëpunimit tregtar me Kosovës dhe Britanisë

Prishtinë, 24 prill - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim zv.ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Tom Adams. Në takim u bisedua për marrëdhëniet ekonomike në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ministrja Bajrami e njoftoi zv. ambasadorin Adams rreth mundësive që ka krijuar Kosova për investitorët.

Ajo theksoi se reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kanë krijuar një klimë të të përshtatshme për të bërit biznes.

Znj. Bajrami potencoi se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja rreth përmirësimit të mëtejmë të mjedisit afarist në vendin tonë.

Ministrja njëkohësisht e falënderoi Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e ofruar në të mirë të fuqizimit institucional si dhe të afirmimit të Kosovës para investitorëve nga Mbretëria e Bashkuar.  

Palët konstatuan se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar në mes të dyja vendeve ka shumë hapësirë për t’u intensifikuar dhe shprehën zotimin e tyre për të shtuar angazhimin e përbashkët me qëllim të forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik në mes të të dyja vendeve.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)