16 Korrik 2018

Kanadezët gati për një luftë tregtare me ShBA-në

Toronto, 7 korrik - Qytetarët në Kanada mbështesin bojkotin e produkteve amerikane për shkak të tensioneve që filluan me ShBA-në pas tarifave shtesë doganore ndaj produkteve të hekurit-çelikut dhe aluminit.

Sipas një ankete të realizuar me një mijë kanadezë të zgjedhur në mënyrë të rastësishme nga Kompania e Hulumtimeve Nanos me qendër në Toronto, pjesa dërrmuese e qytetarëve mbështesin bojkotin e mallrave dhe kompanive amerikane.

Në anketë thuhet se qytetarët kanadezë ndihen të shqetësuar nga deklaratat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump se mosmarrëveshja "do t'u kushtojë shtrenjtë" kanadezëve dhe se shumë qytetarë të Kanadasë janë të gatshëm për t'u kundërpërgjigjur ndaj një lufte tregtare duke bojkotuar mallrat dhe shitësit amerikanë, duke iu shmangur udhëtimit në ShBA dhe duke mbështetur hapat e qeverisë për firmat kanadeze të çelikut, aluminit dhe ato automobilistike.

Nga të anketuarit, 72 për qind janë shprehur pro një bojkoti ndaj mallrave të prodhuara në ShBA.

Ndërkaq, 68 për qind prej tyre janë shprehur se nuk do të bëjnë shitblerje nga shitësit me origjinë amerikane në qoftë se ndodh një luftë tregtare mes dy vendeve.

Po ashtu, 73 për qind e të anketuarve kanë theksuar se asnjëherë nuk do të udhëtojnë në ShBA nëse mes dy vendeve ndodh mosmarrëveshje.

Nik Nanos, kryetar i kompanisë anketuese Nanos, tha se fakti më i rëndësishëm është se kanadezët janë zotuar se janë të gatshëm për luftë me ShBA-në kur bëhet fjalë për tarifa dhe kundërpërgjigje.

"Vendosmëria e kanadezëve për të hequr dorë nga udhëtimet në ShBA do të thotë se ata do të kërkojnë alternativa për pushimet verore dhe ato të Krishtlindjeve",- theksoi Nanos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2018 - Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetem pamje)

- Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë organizon lansimin e programit për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare Start-up. (Innovation Center Kosovo, Rr. “Rexhep Mala” 28 A, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat qendrore te Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nënshkruajnë marrëveshjen për Zonën Ekonomike. (Komuna e Vushtrrisë, ora 14:00)