26 Prill 2024

Investimet e jashtme kineze rriten në 1.5 trilion dollarë

Pekin, 10 gusht - Një raport i ri njofton se fluksi kinez i investimeve jashtë vendit mund të rriten në 70 për qind, duke arritur në 1.5 trilion dollarë amerikanë, gjatë 10 viteve të ardhshme.

Raporti parashikon që investimet e jashtme dhe blerjet nga Kina do të vazhdojnë të jenë një forcë e rëndësishme në vitet e ardhshme, duke i cilësuar politikat kyçe kineze si faktorë mbështetës. Sipas raportit, strategjia "Made in China 2025" ka shënuar progres të vazhdueshëm në aftësitë industriale, prodhimin e zgjuar, inovacionin, cilësinë e prodhimit dhe markat.

Ndërkohë, besohet se nisma "Një brez, një rrugë" po kontribuon në zhvillimin e tregtisë dhe infrastrukturës që lidh Azinë, Afrikën dhe Evropën, përgjatë rrugëve të lashta tregtare të Rrugës së Mëndafshit.

Raporti nënvizon se rritja e investimeve kineze jashtë vendit do të mbetet e fortë, pavarësisht rregullave në vendet e tjera. Investimet kineze janë fokusuar në sektorin e energjetikës, infrastrukturës dhe teknologjisë së avancuar, që mund të shihen nga qeveritë e vendeve pritëse si "strategjike" për sigurinë apo interesin kombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)