27 Prill 2024

Inflacioni në Eurozonë arrin nivelin më te lartë në katër vjet

Bruksel, 3 mars - Inflacioni në të 19-të vendet e Eurozonës në shkurt arriti nivelin më të lartë në katër vjet, 2 për qind, për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, bëri të ditur të enjten \"Eurostat\"-i.

Shifra e fundit e inflacionit pritet të nxitin reagime të ndryshme në Bruksel, teksa Eurozona është përpjekur për vite me radhë për të arritur një objektiv inflacioni \"afër, por nën 2 për qind\".

Banka Qendrore Evropiane ka qenë nën presion për të frenuar masat e saj masive stimuluese, pas rritjes së madhe të inflacionit në dhjetorin e kaluar. BQE ka thënë më parë se nuk do të marrë asnjë veprim në përgjigje të ndryshimeve të përkohshme.

Inflacioni bazë, që përfshin zëra të tillë si energjia dhe ushqimet, qëndroi në një nivel të ulët, vetëm 0.9 për qind, në muajin shkurt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)