03 Tetor 2022

Inflacioni në Britani arrinë në 10 për qind

Londër, 17 gusht - Inflacioni vjetor në Mbretërinë e Bashkuar arriti numër dyshifror për herë të parë në 40 vjet, pasi Zyra e Statistikave Kombëtare njoftoi se inflacioni ka qenë 10,1 për qind në korrik.

Shifra është më e lartë se vlerësimet e tregut, ku ishte parashikuar rritje prej 9,8 për qind.

Ndikimi më i madh në rritjen e normës së inflacionit ka ardhur nga shërbimet shtëpiake, transporti, ushqimet dhe pijet joalkoolike.

Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0,6 për qind.

Më parë, Banka Qendrore britanike kishte parashikuar se inflacioni do të arrinte mbi 13 për qind përpara fundit të vitit 2022.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)