27 Shkurt 2020

Inflacioni i çmimeve të konsumit ishte i pandryshuar për muajin tetor

Prishtinë, 11 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin tetor të vitit 2019.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte i pandryshuar 0.0% në muajin tetor 2019, krahasuar me muajin shtator 2019.

Përkundër mosndryshimit në muajin tetor 2018 të indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, krahasuar me muajin shtator 2019, vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it.

Ngritje e çmimeve vërehet te këto nëngrupe: perime (0.6%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.7%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (0.8%)-(ngritje e çmimit të drunjve për ngrohje); blerje e automjeteve (2.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-1.1%); pemë (-7.4%); shërbimet për transport (-2.4%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.

Shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin tetor 2019 me muajin tetor 2018 ishte 2.2%.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (11.8%); mish (2.0%); qumësht, djathë dhe vezë (1.6%); vajra dhe yndyra (3.1%); pemë (3.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.7%); kafe, çaj dhe kakao (10.3%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.0%); duhan (2.7%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (0.9%)-(ngritje e çmimeve të drunjve për ngrohje), mobilje, qilima dhe mbulesa dyshemeje të tjera (1.2%); pajisje shtëpiake (1.6%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (4.4%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.9%); shërbime ambulantore (1.7%); blerje e automjeteve (3.7%); shërbime telefonike dhe të telefaksit (0.9%); shërbime për strehim (4.6%); gjëra personale (3.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.5 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (-4.5%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-1.4%)-(rënie e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime për transport (-3.3%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-3.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3%) në IHÇK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shkurt 2020 - Kryeministri Albin Kurti pret në takim Komandantin e KFOR-it, Michele Risi. Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:40 - vetëm pamje)

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në eventin përmbyllës të projekti të BE-së për mbështetjen e shërbimeve korrektuese dhe sprovuese të Kosovës, i cili do të mbahet në Prishtinë. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, punëtorët e sigurimit fizik të Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës do të protestojnë për shkeljet e tyre ligjore nga ana e kompanisë e cila edhe pse është vërtetuar që ju ka borxh punëtorëve asaj nuk i intereson kjo. (Para Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet  seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës. ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në partneritet me rrjetin Kraeeyn organizon konferencën për publikimin e “Politikës rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregulltë e Kuvendit Komunal të Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me komunën e Prishtinës do ta përuroj çerdhen në lagjen Kalabria në Prishtinë. (Lagjja Kalabria, ora 10:30)

-  OJQ-së Aktiv bën prezentimin e letrës ‘Vlerësimi i të drejtave dhe lirisë në komunitetet Serbe të Kosovës’, mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme. (Hotel Sirius, ora ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian bën shqyrtimin e draft-planit të punës së komisionit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me bashkëpunëtorët pret në takim zëvendësministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Lorena Haxhiu. (Zyra e kryetarit, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e Ekspozitës INFRARED: Additions në Fushë Kosovë. (Rr. e Pejës të rrethi në Fushë Kosovë, ora 18:00)