18 Janar 2018

Haradinaj u bëri thirrje bizneseve gjermane për të investuar në Kosovë

Prishtinë, 8 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion të përzier të udhëhequr nga Christian Wiesenhutter, kryetar i Odës Ekonomike Gjermane - Kosovare si dhe Hans-Jurgen Muller, kryetar i Odes Gjermane - Shqiptare me seli në Berlin.

Kryeministri Haradinaj i njoftoi ata me zhvillimet në vend, për një dinamikë të re qeverisëse që fokusohet në logjikën e zbatimit të vendimeve dhe projekteve, për agjendën evropiane si dhe përkushtimin e Qeverisë për krijimin e një ambienti sa më tërheqës dhe të sigurt për investimet gjermanë por edhe atyre të diasporës sonë.

Kryeministri i Kosovës i inkurajoi dhe u bëri thirrje shefave të dy odave ekonomike për shfrytëzimin e potencialeve investuese në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të lidhjeve politike, të sigurisë dhe ekonomike me Berlinin zyrtar.

Wiesenhutter dhe Muller e përgëzuan Kryeministrin për detyrën e re dhe theksuan përkushtimin e dy odave për promovimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.

Afaristët gjermanë pasi theksuan rëndësinë e pranisë së përfaqësuesve të të dy odave në vizitë u angazhuan për thellimin e bashkëpunimit në nivel ndër-rajonal.

Shefat e dy odave respektabile e informuan kryeministrin Haradinaj për iniciativën e zhvillimit të një takimi të përbashkët ekonomik - biznesor të të dy odave, me rastin e shënimit të festave të Nëntorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Janar 2018 - Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të zhvilloi një takim me kryetarin e komunës Gazmend Muhaxheri. (Rezidenca e kryetarit Muhaxheri në Pejë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku do të formohet Komiteti për Politikë dhe Financa si dhe do të caktohen anëtarët e komisioneve të aksionarëve nëpër ndërmarrjet publike komunale. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Demokracia Plus në bashkëpunim me CoDe organizon tryezën me temë “Roli i Grupeve Jo formale të Grave në Politik Bërje – Shkëmbimi i përvojave në mes të grupeve jo formale të grave në nivel lokal dhe institucioneve qendrore”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF organizon konferencën e lançimit kombëtar të Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Hapen punimet e punëtorisë me temë  “ Profilizimi i mësimdhënësve të klasave  I -V ”,  të organizuar nga MAShT dhe ku do të jenë të pranishëm drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit në rajonin e Pejës  si dhe të gjithë drejtorët e Sh.F.M.U-ve së bashku me dy mësimdhënës të klasave  I –V dhe nga një mësimdhënës i shkollave të fshatrave. (Shkolla fillore “Shaban Spahija “ në Pejë, ora 10:00)

- Ministri i Infsrastrukturës, Pal Lekaj, do të zhvillojë vizitë inspektuese në Autostradën “Arbën Xhaferi”. (Autostrada në fshatin Doganaj, ora 10:30)

- Në kuadër të lansimit të programit Zhvillim Rajonal, Ministria për Zhvillim Rajonal,  nesër më 18 janar, 2018,  nga ora 13:30, organizon takimin me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të informimit të komunave lidhur me këtë programin për Zhvillim Rajonal dhe mundësit e zhvillimit socio- ekonomik rajonal. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e takimeve P-38 në, ora 13:30) 

- Mbahet mbledhja për themelimin e komisionit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kordinim vendor në fushën e Shkencës së Astronomisë në kuadër të Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës. (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ora 15:00)