26 Prill 2024

Hapet forumi industrial-tregtar i vendeve të BRICS

Pekin, 3 shtator - Forumi industrial-tregtar i vendeve të BRICS-it fillon sot dhe vazhdon deri të hënën mesditë.

Forumi është një platformë e rëndësishme e shkëmbimeve dhe e paraqitjes së propozimeve.

Drejtori i komitetit organizativ të forumit, Jiang Zengwei, theksoi se përmasat dhe numri i pjesëmarrësve në këtë forum kanë shënuar një nivel rekord.

"Deri tani ka 1200 përfaqësues që marrin pjesë në këtë forum industrial-tregtar. Ka një fluks të madh regjistrimi, çka ka kaluar parashikimin tonë," thotë Jiang Zengwei.

Forumi që ka si temë kryesore "Thellimin e partneritetit midis vendeve të BRICS-it," do të diskutojë gjithashtu mbi tregtinë dhe investimet, bashkëpunimin dhe zhvillimin financiar, ndërlidhshmërinë dhe ekonominë blu.

"Këtë herë, në forumin industrial-tregtar, do të paraqes propozime për nxitjen e ndërtimit të një tregu të madh investimesh mes vendeve të BRICS-it, nxitjen e qarkullimit të madh monetar financiar dhe zhvillimin e ndërlidhur infrastrukturor. Kjo do të ofrojë mbështetje të fortë për bashkëpunimin industrial-tregtar midis vendeve të BRICS-it," thotë Jiang Zengwei. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)