29 Shkurt 2020

Grenell: Kadri, SHBA kërkojnë që Kosova të heqë tarifat 100%, Albini ka të drejtë

Berlin, 7 shkurt - Ambasadori amerikan, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, tha sërish të premten se tarifat ndaj mallrave serbe, duhet të hiqen.

Në një postim, në rrjetin social, twitter, ambasadori Grenell i është drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli duke shkruar “Kadri, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Kosova të heqë tarifat 100%. Ato dëmtojnë Kosovën dhe pengojnë bizneset në krijimin e vendeve të punës. Albini ka të drejtë për këtë”, ka shkruar Grenell.

Reagimi i ambasadori Grenell pasoi debatet që nxiti kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili paralajmëroi heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe dhe zëvendësimin e tyre me masat e reciprocitetit të plotë më Serbinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)