18 Shkurt 2018

Gjilan krijon ura lidhëse për eksport të prodhimeve vendore në Angli

Gjilan, 11 gusht - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune Asociacionin e Bizneseve Shqiptare në Britaninë e Madhe, të kryesuar nga Artan Llabjani, që temë e takimit ishte koordinimi dhe krijimi i mundësive të bashkëpunimit të bizneseve të Kosovës me ato të Britanisë së Madhe, për eksportim të mallërave që prodhohen në Gjilan dhe Anamoravë.

Kështu është shprehur kryetari i Komunës së Gjilanit pas takimit që kishte në zyrën e tij me inicuesit e këtij program të bashkëpunimit.

“Për herë të parë sot kemi në Gjilan dhe në Kosovë, Asociacionin e Bizneseve Shqiptare të Britanisë së Madhe me qëllimin e vetëm, ngritjen dhe zhvillimin e bizneseve dhe ekonomisë në përgjithësi."

"Së bashku me Artan Llabjanin si kryesues i këtyre bizneseve, kemi biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e eksportimit të mallërave që prodhohen në Gjilan. Britania e Madhe është e veçantë për ne, si shtet por edhe si mundësi e fuqishme ekonomike. Do të bëhet një kontakt i drejtpërdrejtë tani e tutje, mes zyrave tona dhe zyrave të Asociacionit, në mënyrë që te kemi një komunikim më të madh të bizneseve. Kjo ka për qëllim njëkohësisht rritjen e vendeve të punës dhe thithjen e investimeve”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

“Falënderojmë shumë bashkpatriotët tanë të cilët edhe kur janë jashtë vendit, por edhe kur vijnë në Kosovë, angazhohen për zhvillim dhe ndërtim të këtij vendi në të gjitha format e mundshme”, përfundoi kryetari Haziri.

E në emër të delegacionit ka folur Artan Llabjani, president i Asociacionit të Bizneseve Shqiptare në Angli, i cili Gjilanin e ka cilësuar si një vend të mundësive shumë të mëdha për eksport për nevoja të tregut në Angli, sepse siç ka thënë ai, ka cilësi në prodhime dhe ka kapacitete që bëjnë të mundur zhvillimin e këtij bashkëpunimit.

“Jemi sot në Gjilan, sepse kemi parë që biznesi në këtë Komunë ka kapacitete të larta të prodhimit me cilësi e cila është e pakonkurrencë në shumë sfera. Mundësitë e bashkëpunimit ekzistojnë, por ato vetëm do të lidhen mes nevojave të biznesit në Angli dhe bizneseve në Kosovë. Konkretisht prodhimi i produkteve të ndryshme si nga përpunimi i pemëve dhe perimeve, pastaj mobileri, bashkëpunimin në ndërtimtari etj. Gjithashtu kemi një numër të shqiptarëve të cilët janë të përfshirë në biznese, që të vijnë e të bëjnë investime në Kosovë, në fusha të ndryshme të ekonomisë”, ka thënë ai.

Ai ka potencuar se dora e punëtorit në Kosovë dhe kualiteti i asaj pune, është i pakonkurencë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Shkurt 2018 - Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion nga Ministria e Jashtme e Japonisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me Delegacionin nga Marshal Islands. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me Delegacionin Shtetëror Japonez. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe zëvendësministri parlamentar i Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii do të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 10:00)

- Mbahet konferenca Ndërkombëtare e Pan Europa-Kosova "Një dekat e Pavarësisë - Rruga evropiane e Kosovës. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, takohet me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. (Zyra e Kryetarit Veseli, ora 10:20 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me delegacionin nga Bangladeshi. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe Zëvendëskryeministrin Jevtiq. (Zyra e Kryeministrit, ora 11:15 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me Ish kryeministrin e Turqisë SH.T.Z Ahmet Davutoglu. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:30)

 - Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës për 10 -Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës(Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë do të interpretojë në Prizren me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Sheshi Shadërvan në Prizren, ora 12:00)

- Zhvillohet Parada e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e Policisë së Kosovës. (Bulevardi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Mbahet koktej me rastin e Promovimit të Librit të nënshkruesve të Pavarsisë dhe të GJND-së. ( Ministria e Puneve të Jashtme, ora 14:00)

- Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, takohet me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. (Hoteli Emerald, ora 14:15 - vetëm pamje)

- Mbahet programi i pritjes shtetërore nga Presidenti i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci. (Hoteli Emerald, ora 15:00)

- Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem do të mbajë fjalim në emër të Qeverisë së SHBA-ve në Pritjen Shtetërore. (Hoteli Emerald, ora 15:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 18:00)

- Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë do të interpretojë në Pejë me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 19:00)