21 Gusht 2018

Dogana suksesshëm parandalon disa raste gjatë tentim kontrabandës

Prishtinë, 5 shkurt - Dogan e Kosovës ka bërë të ditur se njësit e doganës gjatë kësaj fundjave arritën të parandalojnë disa raste të tentimeve për të futur mallra të ndaluara.

Në aeroport gjatë kontrollit të udhëtareve që fluturonin nga Zvicra oficerët doganor përmes skanerit kanë vërejtur që  njëri prej udhëtareve barte mjete të ndaluara për import.

Pas kontrollimit të valixhes është gjetur mall i ndaluar: a)  Dylbi për armë (1 copë), pranga (1  copë). Gjithashtu në aeroport përmes një fluturimi tjetër, respektivisht nga Turqia është kapur një pistoletë tek njëri prej udhëtareve.

Derisa oficerët doganor kanë arritur të kapin mbi një (1) kilogram substance narkotike e fshehur në trupin e njërit prej udhëtareve në pikë kalimin kufitar të Vërmicës.

Gjatë kontrollimeve rutinore një automjet me targa të Shqipërisë është selektuar për kontroll ku gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 1500 EUR të cilat kanë qenë të futura në librin e automjetit, ndërsa gjatë kontrollit truporë të vozitësit tek barku, nën pantallona është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e quajtur ndryshe edhe “çokollatë” e ndarë në dy paketime të mbështjella me qese në sasi prej 1130.

Personat dhe mallrat e zbuluara janë dorëzuar tek policia e Kosovës për hetim të mëtejme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2018  - Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon manifestimin qendror, kushtuar festës së Kurban - Bajramit Xhamine e Madhe në Prishtinë. (Xhamia e Madhe në Prishtinë, ora 5:10)

- Me rastin e festës së Kurban - Bajramit, Ditën e parë, kryesia e e Bashkësisë Islame të Kosovës, si tradicionalisht organizon pritje përurimi. (Selia e Kryesisë, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Bashkësia Islame e Kosovës, ora 9:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Selia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ora 10:30)

- Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të bëjë dorëzimin e dhuratave si donacionit në vlerë prej 7.500 euro për 250 fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. (Klinika e Pediatrisë, ora 12:30)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të shpërndajë dhurata për 70 fëmijë te SOS Fshatit në vlerë prej 2.450 euro. (SOS Fshati, ora 13:30)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë në Graqanicë. (Lagja rome në Graqanicë, ora 18:00)