10 Dhjetor 2019

Dogana kap rreth 55 kilogram lende narkotike

Vermicë, 26 korrik - Dogana e Republikës së Kosovës ka njoftuar se mbrëmë oficerët doganor kanë arritur të identifikojnë dhe të kapin një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike e cila ishte duke tentuar të futet në Kosovë përmes pikëkalimit të Vërmicës.

"Në orët e mbrëmjes në pikë-kalimin e Vërmicës ka arritur një automjet i llojit Opel Meriva me targa të Shqipërisë e drejtuar nga një shtetas Shqiptar. Pas profilizimit nga oficerët doganor automjeti është ndaluar për kontroll të dyfishtë." 

Në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, është kryer kontroll e përbashkët me Policinë e Kosovës dhe Njësitin Antikontrabande ku gjatë kontrollës është dyshuar se automjeti në fjalë ka dysheme te dyfishte ne te cilën mund te kishte mallra te ndaluar.

Pas hapjes së dyshemesë janë hasur 53 paketime të substancës narkotike të dyshuar marihuanë (29 paketime marihuanë dhe 24 paketime marihuane “çokollatë“).

Pesha e kësaj substance narkotike pas peshimit  është 54 kg e 963.24 gr.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar si dhe rasti është përcjellë tutje tek policia e Kosovës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 dhjetor 2019 - Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me OJQ-në Grupi kosovar për  Avokim, organizon një konferencë me fokus dhunën në baza gjinore, kundër grave nga pakicat rome, ashkali dhe egjiptiane. (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 9:30)

- Open Data Kosovo së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian organizon sesionin me titull "Si mund teknologjia të promovoj qeverisje të mirë të institucioneve publike". (Shtëpia e Europes, ora 9:30)

- Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, do të flasë në hapjen e Konferencës mbi Dezinformimin. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Këshillit Prokurorial do të bën lansimin e ndërlidhjes së sistemeve elektronike të Prokurorit të Shtetit, prokurorive dhe Policisë së Kosovës. (Salla e takimeve te Këshillit Prokurorial, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion organizon tryezë diskutimi lidhur me transparencen në financimin dhe në procesin e auditimit të partive politike, si qëndron Kosova në këtë aspekt?. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit do të publikoj udhërrëfyesin elektronik për të drejtat e njeriut. (Bibloteka Kombëtare, ora 10:00)

- Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës organizon konferencë për shtyp lidhur me situaten e krijuar dhe problemet qe ballafaqohet ky shërbim Emergjent, si dhe situata e krijuar e pa kjart dhe konfuze qe pritet ta percjell edhe ne vitin qe vjenë. (Lokalet e BSPK-es, ora 11-të) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në  Kompleksin Përkujtimor në Reçak. (Kompleksi Përkujtimor në Reçak, ora 11:30)

- Avokati i Popullit në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë për nder të shënimit të të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut organizon marshin me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të mbajë konference për media. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 14:00)

- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nënshkruan kontratat e para në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”, i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. (Kabineti i Ministrit te Infrastrukturës dhe Transportit, ora 14:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion organizon tryezë diskutimi lidhur me amnistinë e korrupsinit të profilit të lartë - "sinjalizimet e padegjuara të korrupsionit nga drejtesia'. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Muzeu i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës "Gjenocidi XX, ta kujtojmë të kaluarën, ta ndërtojmë të ardhmen" me autor Enver Hoxha. (Muzeu i Kosovës, ora 16:00)