14 Dhjetor 2018

Dogana ka parandaluar rreth 450.000 copë cigare gjatë tentim kontrabandës

Prishtinë, 13 prill - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se njësit e doganës në dy rate të ndara kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të cigareve të kontrabanduara.

Fillimisht, në pikë kalimit kufitar të Hanit të Elezit njësit e doganës së bashku Policinë e Kosovës gjatë një operacioni të përbashkët kanë gjetur sasi të konsiderueshme të cigareve.

Fillimisht janë gjetura të fshehura në kabinën e shoferit të një maune dhe në sirtarë të jashtëm të rimorkios një sasi e duhanit, pastaj kamioni është dërguar për kontroll detal ku në tërësi janë gjetur 50,000 copë cigare.

Derisa dje njësite e Anti-kontrabandës kanë ndërmarrë një operacion për cigare dhe produkte të duhanit në qytetin e Podujevës.

Në ketë aksion kanë marrë pjesë një numër i madh i zyrtarëve doganor ku dhe janë kontrolluar 10 lokale dhe janë konfiskuar 11400 copë cigare të llojeve të ndryshme pa banderolë.

Gjatë kësaj periudhe raportuese dogana ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të cigareve rreth 450.000 copë cigare si dhe duhan i grirë rreth 200 kilogram.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2018 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet turneu kundër Korrupsion “Kosova Open 2018”. (Kino “Armata”,  ora 10:00)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës organizojnë tryezën "Roli i medias dhe shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Instituti D4D organizon hapjen zyrtare të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”. (Restorant Tartine Deli, Prishtinë, ora 10:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet tryeza me temë "Lufta Kundër Korrupsionit në Ballkan. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të shtëpisë për familjen skamnore në fshatin Livoç. (Fshati Livoç, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Let's Do It organizon aksion pastrimi në Plemetin të Obiliqt në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën". (Plemetin, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe vazhdon më pas për homazhe te varri i Ahmet Krasniqit. (Velani, ora 11:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Qendra Tregtare "Plus Center “ organizon hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?. (Objekti i Qendrës Tregtare "Plus Center“ ne Ferizaj, ora 12:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë ngjarjen përmbyllëse të “Javës Kundër Korrupsionit 2018”, ku do të jenë prezent Ambasadorët e Shteteve Anëtare të QUINT, BE dhe Koalicioni i OJQ-ve. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Heroit Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 16:00)

- Fondi për të Drejten Humanitare organizon ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti Panda”. (Qendra e Dokumentimit në bibliotekën Hivzi Sulejmani, rruga “Sadik Bekteshi” nr 16, ora 16:30)

- Federata Kosovare e Atletikës organizon manifestimin sportiv të atletikës "Laureatët e vitit – Gala Athletics2018”. (Miracle Beni Dona, Zona Industriale, ora 18:30)

- Shfaqet drama jokonvencionale e Mark Ravenhill lidhur me dy vëllezër identikë të cilët ritakohen pasi që janë rritur ndarazi më Gjermaninë lindore dhe perëndimore. (Ambienti i fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, rruga e Muzeu Etnologjik, ora 20:00)