26 Maj 2018

Dogana fillon aplikimin e sistemit REX në kuadër të skemës GSP

Prishtinë, 10 maj - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar me aplikimin e sistemit REX në kuadër të skemës General System of Preferences (GSP) e cila i ofrohet vendeve në zhvillim në këtë rast Kosovës nga Zvicra dhe Norvegjia.

Ky sistem sipas doganes u mundëson eksportuesve kosovar që eksportojnë mallra me origjine preferenciale në Zvicër dhe Norvegji që të regjistrohen nga Dogana e Kosovës në këtë sistem e qe me pastaj ta kenë mundësinë qe për mallrat e eksportuara në këto dy vende të lëshojnë vetë deklaratë faturë mbi origjinën pa pasur nevojë të pajisen me certifikatë të origjinës FORMA A. Funksionimi i plotë i këtij sistemi ka filluar nga data 1 janar 2017.

Periudha tranzitore nga metoda e certifikimit me certifikatën FORMA A në metodën e certifikimit përmes sistemit REX do të zgjas deri me 30 Qershor 2018, periudhë pas të cilës çdo eksportues që dërgon mallra me origjinë preferenciale të Kosovës në këto dy vende nuk mund të përfitoj nga preferencat e Sistemit GSP pa qenë i regjistruar.

Prandaj Dogana njofton të gjithë prodhuesit/eksportuesit nga Kosova që eksportojnë mallra me origjinë të Kosovës në Zvicër dhe Norvegji dhe dëshirojnë të përfitojnë nga skema e Sistemit Gjeneral të Preferencave, të plotësojnë formularin i cili gjendet web faqen e Doganës dhe të njëjtën të vijnë ta paraqesin pranë sektorit të Origjinës, në zyrat e Doganës së Kosovës në Prishtinë në mënyrë që të regjistrohen në sistem.

Pas regjistrimit do ta merrni numrin e regjistrimit të cilin duhet ta vendosni tek deklarimi fatural.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2018

- Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës organizon mbajtjen e testit kualifikues për kandidatet të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në gjykatat Themelore të Kosovës. (Hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në kuadër të Takimit të Evropës Juglindore “Love Your Neighbor”, të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. (Hotel Plaza, Tiranë, ora 10:30)

- Instituti ATOMI organizon ceremonin e shpërbilimit të më të mirëve të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaro. (Salla e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)