23 Nëntor 2017

Dogana asgjëson 770 pajisje për lojëra fati

Prishtinë, 3 nëntor - Dogana e Republikes se Kosoves ka bërë të ditur së oficerët doganor gjatë kësaj jave kanë bërë asgjësimin e aparateve për lojëra të fatit si dhe ato për lojëra të ndaluara. Në total janë asgjësuar mbi 770 pajisje për lojëra fati.

Të gjitha këto pajisje ishin konfiskuar nga Dogana gjatë aksioneve në tërë Kosovës, një pjesë e këtyre aparateve janë gjetur duke vepruar ilegalisht, një pjesë tjetër nuk kanë pasur taksat e paguara derisa disa prej tyre kanë operuar në lokacione të pa-licencuara.

Gjatë tri ditëve janë shkatërruar: Dita 1: sasia prej 96 copë aparate të lojërave të fatit; Dita 2: sasia prej 105 copë aparate dhe 106 copë pajisje tjera të lojërave të fatit; Dita 3: sasia prej 29 copë aparate dhe 434 copë pajisje tjera të lojërave të fatit.
 
Në total gjatë kësaj periudhe janë asgjësuar 230 copë aparate dhe 540 copë pajisje tjera (Shtëpiza, Printerë, Ekrane, TV, etj.) të lojërave të fatit.
 
Dogana do të vazhdoj edhe më tej aksionet për parandalimin e lojërave ilegale prandaj kërkojmë edhe mbështetjen e qytetarëve përmes lajmërimeve në numrin tonë pa-pagesë 0800 50 095. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Nëntor 2017 - Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për Energjinë e Ripërtëritshme në Sektorin e Prodhimit. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Save the Children në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Technologjisë, organizojnë konferencën rajonale "Investimi në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme: Faktet, Mundësitë dhe Sfidat". (Hotel International, rrugës për Lipjan, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do të mbajë ligjëratë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan për qeverisjen e mirë. (Objekti i Univesitetit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 143 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 11:30)

- Joni Sefedini, nxënëse në klasën e tretë në Shkollën fillore “Nazim Gafurri” në Prishtinë, promovon librin e dytë të tij me titull “Dy arinj të humbur” dhe hapet ekspozita me piktura të tij. (Shkolla fillore “Nazim Gafurri”, ora 12:00)

- Me rastin e 17-vjetorit të vrasjes së veprimtarit, Xhemail Mustafa, Kryetari i LDK-se, Akademik Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe tek varri i tij. (Fshati Gllamnik në Podujevë, ora 13:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare organizon Konferencën “Volunteers in Action” përmes së cilës synohet vetëdijesimi i të rinjve mbi rëndësinë e filantropisë dhe punës vullnetare. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 14:00)

- Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova së bashku me Administratoren e Dhomave të Specializuara, dr. Fidelma Donlon, do të takohen me përfaqësues të shoqërisë civile zyrtarë të qeverisë si dhe me organizata vendore e ndërkombëtare për të diskutuar veprimtarinë e Dhomave të Specializuar.  (Hotel Garden n lagjen Kalabria, ora 14:30)

- Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa me Nenkryetarin e LDK-së, z. Lutfi Haziri, do të mbajnë konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, kompleksi "Qafa", ora 15:00)

- Hapet ekspozita e artistes znj. Emiranda Beka. (Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, ora 19:00)