21 Gusht 2018

Djathi i Sharrit plasohet me sukses në tregun ndërkombëtar sidomos në Francë

Prishtinë, 6 shkurt - Zëvendësministri i Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Faton Thaçi, priti në takim z. Joseph Giustiniani, atashe për bashkëpunim në ambasadën e Francës në Kosovë, i shoqëruar edhe nga drejtori i Institutit Kosovar për Pronësi Industriale, Veli Hoti.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte bashkëpunimi i shtetit Francës me shtetin e Kosovës në fushën e pronësisë industriale (intelektuale), konkretisht në treguesit gjeografikë.

Zv/ministri Thaçi e njoftoi atasheun Giustiniani  me të arriturat e Agjencisë së Pronësisë Industriale, që vepron në kuadër të MTI-së, në përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe institucionale konform direktivave të BE-së, avancimet në teknologjinë e bazës të të dhënave për markat tregtare, pronësinë intelektuale dhe treguesit gjeografikë.

Ne vazhdim, z. Thaçi theksoi se procedurat për aplikim, publikim, komunikim, regjistrim dhe t, tjera janë tashmë të ndërtuara dhe të zhvilluara nga API, kështu që nuk kërkohet ndonjë ri-rregullim, sepse janë të njëjta apo të ngjashme me regjistrimin e objekteve tjera të pronës industriale: marka tregtare, patenta dhe dizajne industriale.

Diskutimi kishte theks të veçantë për treguesin gjeografikë nga zona e Sharrit, siç është “Djathi i Sharrit”, një produkt me rendësi të veçantë ndër produktet kosovare, që kanë zënë të plasohet me sukses në tregun ndërkombëtar, konkretisht në Republikën e Francës.

Më tutje, atasheu francez Giustiniani e siguroi zëvendësministrin Thaçi se do të ketë mbështetje të pakursyer në drejtime të ndryshme, qoftë teknike, financiare dhe me ekspertë francezë dhe në koordinim në mes MTI-së, Ministrisë se Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Shoqatës se Prodhuesve të Djathit te Sharrit, që në muajt në vijim të mbahen takime dhe punëtori të ndryshme me ekspertë nga Franca dhe ekspertë që mbulojnë këto fusha në ministritë relevante.

Zëvendësministri Thaçi, po ashtu njoftoi atasheun se Kosova ka mundësi të prezantojë edhe tregues tjerë gjeografikë, siç janë verërat e Kosovës të cilat shquhen për kualitet dhe cilësi të lartë në tregun e brendshëm dhe rajonal. Më pas, z. Thaçi e siguroi atasheun se duke filluar nga muaji mars do të intensifikohen takimet në mes ministrive përkatëse të Kosovës dhe ambasadës franceze në Kosovë me ministritë dhe ekspertët e shtetit mik të Francës .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2018  - Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon manifestimin qendror, kushtuar festës së Kurban - Bajramit Xhamine e Madhe në Prishtinë. (Xhamia e Madhe në Prishtinë, ora 5:10)

- Me rastin e festës së Kurban - Bajramit, Ditën e parë, kryesia e e Bashkësisë Islame të Kosovës, si tradicionalisht organizon pritje përurimi. (Selia e Kryesisë, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Bashkësia Islame e Kosovës, ora 9:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Selia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ora 10:30)

- Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të bëjë dorëzimin e dhuratave si donacionit në vlerë prej 7.500 euro për 250 fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. (Klinika e Pediatrisë, ora 12:30)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të shpërndajë dhurata për 70 fëmijë te SOS Fshatit në vlerë prej 2.450 euro. (SOS Fshati, ora 13:30)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë në Graqanicë. (Lagja rome në Graqanicë, ora 18:00)