01 Dhjetor 2020

Deficiti tregtar i Kosovës vazhdon të mbetet i lartë

Prishtinë, 23 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shkurt 2020.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 9.0% në muajin shkurt 2020, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2019, gjegjësisht në vlerë prej 227.4 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 208.6 milionë Euro në vitin 2019. Eksporti mbulon importin me 13.6%.

Eksporti i mallrave në muajin shkurt 2020 kishte vlerën 35.9 milionë Euro, ndërsa importi 263.3 milionë Euro, që është një rritje prej 49.4% për eksport, si dhe 13.2% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 48.1% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 4.5% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 4.0% e përbëjnë produktet minerale, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.2% e përbëjnë produktet minerale; 12.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 9.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.6% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.9% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.4% e përbëjnë produktet bimore, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 12.3 milionë Euro, ose rreth 34.5% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 46.8%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (7.6%), Italia (5.5%), Suedia (4.3%), Holanda (3.9%), Britani e Madhe (3.6%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 137.4 milionë Euro, ose 52.2% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 18.6%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (14.3%), Italia (5.3%), Sllovenia (4.9%), Greqia (4.4%), Bullgaria (3.6%), Kroacia (3.3%), etj.

Në muajin shkurt 2020, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 18.1 milionë Euro, ose 50.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 54.7%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (33.0%), Maqedonia (8.8%), Serbia (4.7%), dhe Mali i Zi (2.2%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin shkurt 2020, arritën në 28.7 milionë Euro, ose 10.9% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-13.6%).

Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia (5.8%), Shqipëria (4.3%), dhe Serbia (0.2%).

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 5.4 milionë Euro, ose 15.1%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: Zvicra (8.5%), dhe Turqia (3.3%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 97.2 milionë Euro, ose 36.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (11.2%) dhe Kina (10.3%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Dhjetor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë në të cilën do të behët plotësimi i listës së dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Drejtorit të AKI-së raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Campus France, Ambasada Frnceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë Panairin e tretë Universitar Francez në Kosovë. (online -https://tourneebalkanskosovo.com, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i 5-të virtual i Green Business Expo. (Businessexpo.greenkosovo.com, ora 10:30)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Ministrinë e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike diskuton lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian” me të ftuar ministrat dhe përfaqësuesit e agjencive të pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga deputetja Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për media në të cilën do të flasin për shtatoren e re të Skënderbeut, punën e dobët artistike dhe lokacionin jo adekuat. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)  

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, do të mbajë konferencë për medie. (Te stacioni i autobusëve urbanë “Katedralja”, ora 13:00)

- Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë raportojn para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis rreth importimit të vajit të palmës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin online "Kuvendi përballë dialogut Kosovë-Serbi”, me deputetët e Kuvendit të Kosovës. (Paltforma Zoom dhe Live në faqen e KDI-së në Facebook, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban diskutimin “Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë ekonominë dhe politikat sociale në vitin 2021?”. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)