26 Prill 2024

Çmimet e konsumit në vend më të larta për 0.1 për qind

Prishtinë, 10 korrik - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin qershor të vitit 2018. 

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.1% në muajin qershor 2018, krahasuar me muajin maj 2018.

Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (4.6%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (1.2%) - (ngritje e çmimit të drunjve të zjarrit); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (2.9%) - (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (-0.5%); perime (-5.6%), me një ndikim të përbashkët prej (-0.3 për qind) në IHÇK.
 
Shkalla e inflacionit e matur në muajin qershor 2018 me muajin qershor 2017 ishte 0.8%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.8% në muajin qershor 2018, krahasuar me muajin qershor 2017.

Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.5%); mish (1.1%); qumësht, djath dhe vezë (1.8%); perime (9.0%); pije alkoolike (2.3%); duhan (3.2%); përdorim i pajisjeve për transport personal (8.4%) - (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime për transport (2.5%) - (ngritje e çmimit të biletave me airoplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-3.4%); sheqer dhe ëmbëlsira (-8.4%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (-1.5%); rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (-7.0%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-5.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7 për qind) në IHÇK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)