27 Prill 2024

Bitcoin shënoi rritje në mbi 7 mijë dollarë

New York, 4 nëntor - Dje vlera e Bitcoin-it ishte 6 mijë e 783 dollarë, ndërsa sot shënoi rritje me 9,7% dhe doli në 7 mijë e 445 dollarë me ç'rast arriti rekordin e të gjitha kohërave.

Monedha digjitale “Bitcoin” për herë të parë në historinë e saj shënoi rritje mbi 7 mijë dollarë dhe kështu arriti në rekordin e ri.

Dje vlera e Bitcoin-it ishte 6 mijë e 783 dollarë, ndërsa sot shënoi rritje me 9,7% dhe doli në 7 mijë e 445 dollarë me çrast arriti rekordin e të gjitha kohërave.

Kështu vlera e Bitcoin-it tani është rritur 21 për qind që nga fillimi i kësaj jave dhe 665 për qind prej fillimit të vitit.

U deshën vetëm 13 ditë që Bitcoin të arrinte pragun prej 7 mijë dollarë dhe 8 ditë që nga 5 mijë dollarë të rritej në mbi 6 mijë dollarë.

Ngjitja e shpejtë vjen pasi CME Group njoftoi të martën se do të fillojë të ofrojë kontrata me Bitcoin para përfundimit të këtij viti.

Në deklaratën e bërë nga kjo kompani thuhet se planifikohet që në çerekun e katërt të këtij viti të fillohet me transakcione me Bitcoin dhe se për këtë janë duke pritur miratimin e institucioneve përkatëse.

Bitcoin është një formë e monedhës digjitale e krijuar dhe mbajtur në mënyrë elektronike. Është decentralizuar, pa një administrator qendror dhe aktualisht nuk është i listuar në asnjë nga shkëmbimet kryesore të botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)