25 Qershor 2018

Bisedimet tregtare SHBA-Kinë përfundojnë pa marrëveshje

Washington, 5 qershor - Kina thotë se marrëveshjet e saj tregtare dhe të biznesit me Shtetet e Bashkuara do të jenë të pavlefshme në qoftë se Presidenti amerikan Donald Trump merr vendim për rritjen e tarifave dhe vendos kufizime të tjera ndaj importeve kineze. Paralajmërimi u bë në një deklaratë që Pekini lëshoi pas raundit të fundit të bisedimeve dypalëshe të tregtisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk arritën t’i zgjidhnin çështjet e tyre tregtare gjatë bisedimeve që përfunduan të dielën. Ekipi nogociator i Shteteve të Bashkuara, i udhëhequr nga Sekretari i Tregtisë Wilbur Ros,zhvilloi diskutime gjithëpërfshirëse me zyrtarët tregtarë kinezë në një përpjekje për të ulur sufiçitin tregtar të Pekinit me Shtetet e Bashkuara, që vitin e kaluar arriti në 375 miliardë dollarë.

Kina ka rënë dakord të blejë më shumë mallra amerikane, por me kusht që Shtetet e Bashkuara të mos vendosin tarifa të reja ose kufizime të tjera ndaj mallrave kineze që shiten në Shtetet e Bashkuara.

"Nëse ndodh kjo, baza e konsensusit të arritur mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara nuk do të ekzistonte më, gjë që do të rezultonte në anulimin e rezultateve të këtij raundi të konsultimeve", tha Li Yong nga Shoqata Kineze e Tregtisë Ndërkombëtare.

Nuk pati deklaratë të përbashkët pas raundit të fundit të bisedimeve të udhëhequra nga Sekretari Ross dhe zëvendëskryeministri kinez Liu He këtë fundjavë. Por Pekini më vonë lëshoi një deklaratë të njëanshme duke vlerësuar atë që ai e quajti komunikim të mirë dhe qëndrime pozitive nga të dyja palët. Deklarata thotë se hollësi të rëndësishmeende duhet të konfirmohen nga të dyja palët. Por qasja e Kinës mbetet e njejtë, thotë ekonomisti kinez Li Yong, dhe përfshin zgjerimin e importeve.

"Është shumë e dobishme për të plotësuar kërkesat e popullit kinez për një jetë të mirë dhe për një zhvillim të mirë ekonomik duke zgjeruar importet, përfshirë ato nga Shtetet e Bashkuara".

Administrata e Presidentit Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa në nivel 25 për qind ndaj mallrave kineze të lidhura me teknologjinë me vlerë 50 miliardë dollarë në vit, dhe për rritjen e taksës doganore ndaj importeve kineze m vlerë deri në 150 miliardë në vit. Kina është zotuar se do të hakmerret duke vendosur tarifa të ngjashme ndaj mallrave amerikane, si soja, misri dhe produkte të tjera bujqësore. Fermerët amerikanë janë të shqetësuar nga kjo.

"Nëse vendosen tarifa, njerëzit mendojnë se vetëm fermerët do të dëmtohen. Por do të dëmtohet i gjithë komuniteti, shteti, pjesa qëndrore e vendit, ku bujqësia është tepër e rëndësishme. Ne nuk jetojmë të vetëm në fermë, ne jemi të lidhur ekonomikisht me të tjerët", thotë Al Juhnke nga Shoqata e Produkteve të Mishit të Derrit në Nebraska.

Por të tjerët thonë se ekonomia amerikane mund të përfitojë nga kjo në planin afatgjatë.

"Në aspektin afatgjatë, dhe kjo është një industri afatgjatë, pra nëse mendojmë nga pikëpamja e brezave, ne do të jemi në rregull", thotë Mac Brown, Kryetar i Partisë Republikane në Shtetin e Kentakit.

Bisedimet tregtare gjithashtu kanë lënë dy çështje të pazgjidhura: se si Shtetet e Bashkuara duhet të trajtojnë politikat industriale të kontrolluara nga shteti në Kinë dhe çfarë duhet të bëjë administrata e Presidentit Trump në lidhje me kompaninë kineze të telekomunikacionit ZTE, e cila ka shkelur sanksionet kundër Koresë së Veriut dhe Iranit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2018  - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject, organizon tryezën me temë 'Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?', ku edhe do të prezantohet Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen, gjegjësisht saktësimi i dispozitave ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit dhe organizata “Let’s Do It Kosova' te mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojn aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” në Gjilani. (Para teatrit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës  së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma 'Skënderbeu’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes,  në Ferizaj, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojn takimin iniciues për nisjen e programimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.06/L-072 për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e viziton Komunën e Klinës ku do te takohet me Kryetarin Komunës, drejtorët dhe asamblistët. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me familjarë  të dëshmorëve, biznese lokale, persona nga fusha e artit, sportit, muzikës, OJQ, etj, të Komunës së Klinës. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 15:00)