26 Prill 2024

BERZH mbështet rritjen e aftësive konkurruese të ekonomisë së Kosovës

Prishtinë, 16 maj - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim znj. Anca Ioana Ionescu, udhëheqëse e Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes të MTI-së dhe BERZH-it në mbështjetjen e sektorit privat në Republikën e Kosovës.

Ministrja Bajrami e falënderoi BERZH-in për angazhimin e deritashëm në fuqizimin e sektorit privat por edhe për asistencën teknike të ofruar për institucionet e Kosovës.

Ajo tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që ky partneritet të intensifikohet më tej në të mirë të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Një nga projektet e rëndësishme në të cilat po punohet së bashku me BERZH-in është faza e dytë e ndërtimit të Parkut të Biznesit në Drenas, për të cilin projekt ministrja Bajrami tha se do të krijojë kushte optimale që do të nxisin më tej aktivitetin ekonomik të ndërmarrjeve kosovare si dhe shtimin e numrit të investitorëve të huaj që do të vijnë në Kosovë.

Ministrja Bajrami vlerësoi lartë edhe projektin e certifikimit të produkteve kosovare me certifikata të pranuara ndërkombëtarisht, i cili po imlementohet nga BERZH, dhe tha se kjo po u hap rrugën produkteve kosovare që të depërtojnë në tregjet e rajonit dhe në tregun e Bashkimit Evropian.

Nga ana e saj, znj. Ionescu, falënderoi Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe tha se BERZH-i do të vazhdojë angazhimin për të mbështetur procesin e fuqizimit ekonomik të ndërmarrjeve kosovare me qëllim të rritjes së aftësive konkurruese të ekonomisë së Kosovës në kontekstin rajonal dhe më gjerë.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)