28 Janar 2020

Z-Mobile heziton t'i kthej numrat që i takojnë Valës

Prishtinë, 19 gusht - Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me rreth 300 mijë klientë të kompanisë Z-Mobile, ndonëse zyrtarët të Telekomit të Kosovës thonë se të gjithë këta numra do të kalojnë në menaxhimin e Telekomit.

Numrat 045 që fillojnë me 5 dhe 6 dhe numrat 046 që fillojnë me 1 i kanë takuar Z-Mobile, i cili deri para përfundimit të kontratës me Telekomin e Kosovës ishte operator virtual i telefonisë mobile Vala.

Telekomi i Kosovës më 30 korrik e ka shpallur të përfunduar kontratën me kompaninë Z-Mobile, e cila në vazhdimësi ishte përcjell me mosmarrëveshje të shumta.

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, tha për Radion Evropa e Lirë se faza e tranzicionit, e cila do të zgjasë 120 ditë nga data e shkëputjes së kontratës, nuk do të pengojë marrjen e shërbimeve telefonike për konsumatorët e Z-Mobile.

Sipas tij, të gjithë konsumatorët e Z-Mobile janë duke marrë shërbime.

Istrefi shton se pas fazës së trancizionit, numrat e Z-Mobile do të kalojnë nën menaxhimin e Telekomit.

“Ne si Telekom e kemi të qartë që kjo aplikohet në 120 ditë, pas 120 ditëve ne jemi duke e përgatitur çdo proces teknik brenda që të zbatojmë në menaxhimin e këtyre numrave 100 për qind nga Telekomi. Në këtë proces, konsumatori nuk do të jetë pa shërbime që janë duke i marrë. Ne jemi duke gjetur forma dhe modelet më të mira të mundshme që të zbatojmë sa më shpejtë që është e mundur pasi që Telekomi në situatën dhe gjendjen në të cilën gjendet financiarisht ka nevojë për këta numra që të menaxhohen 100 për qind dhe këto të hyra të përdoren në investime kapitale”, thotë Istrefi.

Istrefi shton se në këtë proces të tranzicionit të këtyre numrave të Z-Mobile është i përfshirë edhe Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), të cilët siç thotë Istrefi janë zotuar se do të marrin modele të ngjashme në Evrope apo në rajon dhe të aplikojmë fazën e tranzicionit.

“ARKEP është duke u munduar të bëjë një zgjidhje më të mirë të mundshme se si do të përfundojë ky proces i tranzicionit”,thotë Istrefi.

Kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka ende vendim për numrat e Z-Mobile dhe se palët janë në fazën e tranzicionit, që sipas Gashit, duhet t’i definojnë disa çështje të kësaj faze para se të vendoset për numrat që kanë përdoruesit.

“Jemi në pritje të informacioneve të plota. Më rëndësi është që të këtë vijimësi të ofrimit të shërbimeve për qytetarët”, thotë Gashi.

Klientë të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, të cilët kanë numrat e Z-Mobile, thonë se kanë pasur probleme në lidhjet telefonike.

Ardiana Syla, konsumatore e Z-Mobile, thotë se tani e sa kohë ka probleme në shfrytëzimin e shërbimeve telefonike.

“Unë kohëve të fundit kam pasur probleme të bëj thirrje, mbi 20 herë tenton ta marrësh dikë në telefon dhe nuk arrin. Kemi probleme edhe me shërbimet e internetit. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me numrat tanë, unë nuk do të doja të më ndryshohej numri, do ta doja të kem këtë numër”, thotë ajo.

Klienti tjetër, Arian Sinani, po ashtu thotë të ketë pasur probleme në marrjen e shërbimeve telefonike.

“Po kam pasur probleme, por kjo është tani e sa muaj jo vetëm kohëve të fundit. Nuk kemi ndonjë informacion se çfarë do të ndodhë me numrat tanë”, thotë ai.

Sistemi operativ i Telekomit të Kosovës ishte përballur me probleme teknike kohëve të fundit, që sipas zyrtarëve të Telekomit, kishin ndodhur për shkak të ngarkesës në rrjet.

Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje që t’i kontaktojë zyrtarët e Z-Mobile, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

Telekomi i Kosovës është futur në krizë të thellë financiare tani e sa kohë për shkak të borxheve të shumta të akumuluara.

Një nga borxhet e Telekomit të Kosovës kap vlerën e më shumë se 25 milionë eurove që ka ndaj kompanisë me të cilën ka shkëputur kontratën, Z-Mobile.

Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala. Qeveria e Republikës së Kosovësështë pronare e 100 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës.

Operatori Vala që funksionon në kuadër të Telekomit, ka më shumë se 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi.

Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje thotë se brenda 30 ditëve duhet që numrat e kësaj të fundit të rikthehen aty ku e kanë vendin, pra në kompaninë mëmë, në Telekomin e Kosovës.

"Është pritshme që Bordi dhe Menanxhmeti i Telekomit të Kosovës të njoftojë publikun se kanë marrë masat në plotni dhe se brenda 30 ditëve numrat do të kthehen nën përdorimin e Valës", thekson me tutje Vetëvendosje.

Vetëvendosje kërkon që Autoriteti Rregullativ (ARKP), Bordi dhe zyrtarët përgjegjës, marrë parasysh ligjin dhe interesin publik të mos krijojnë asnjë pengesë.

"Opinionet a shpjegimet që dekurajojnë, relativizojnë, pengojnë, këtë proces tejet të rëndësishëm i shkojnë përshtat dëmtuesve të Telekomit", konsideron Vetëvendosje.

"Çdokush që e vonon këtë proces, apo e devijon, do të jetë padyshim, subjekt i proceseve të ardhshme gjyqësore, ku do të përllogariten dëmet e shkaktuara nga kontrata dhjetëvjeçare PTK-Dardafone. Në të cilën ish anëtarët e bordeve kanë të Rregullatorit kanë pasur rol tejet destruktiv."

"Numrat, pra, janë të Valës sepse abonentët që i kanë ata numra e shfrytëzojnë infrastrukturën e Valës, ndaj nuk mund te jenë të askujt tjetër përveçse të Valës."

"Telekomi i Kosovës duhet t’i kalojë edhe praktikisht nën administrimin e vet menjëherë e pa vonesë. Alibi procedurale dhe ligjore për pritje nuk ka", deklaron në fund Vetëvendosje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2020  - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF nga Prizreni organizojn takim për mundësitë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 229-të. (Ndërtesa e KGJK-së, salla e takimeve, rruga “Luan Haradinaj”, ora 10.00)

- Kryeshefi I Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi pret në takim ministrtin e Inovacionit, Muszafer Shala, ku pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa kryesore të Telekomit të Kosovës, në katin e pestë, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

-  Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon manifestimin e kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Hapësirat e Fakultetit të Edukimit -Filologjisë, Gjakovë, ora 11:00)

-  Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. (Dokukino në Kompleksin Europa në Prizren, ora 12:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit. (DokuKino, Kompleksi Europa në Prizren, ora 12:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit. (Menza "Ramiz Sadiku", Prishtinë, ora 18:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)