22 Shkurt 2019

VV i bën thirrje prokurorisë të bllokoj kontratën me Z- Mobile

Prishtinë, 13 nëntor - Lëvizja Vetëvendosje! mbajti sot konferencë për media për shkatërrimin sistematik që po i bëhet Telekomit të Kosovës duke vazhduar me emërimet e personave politik dhe jokompetent në udhëheqje të këtij institucioni dhe duke mos zbatuar rezolutën e Kuvendit të miratuar më 12 korrik të këtij viti.

Drejtuesi i Komitetit për Komunikime elektronike dhe postare në LV, Fatban Bunjaku, foli për vendosjen e njerëzve politik dhe krejtësisht të papërgatitur në krye të Telekomit të Kosovës siç ishte rasti me Drejtorin e Telekomit, Gent Begollin dhe tash UD i Drejtorit, Trim Musliu.

“Këtë vit qeveria Haradinaj emëroi një bord drejtues jokompetent dhe të lidhur në masë të madhe me pushtetin direkt. Më pas emëruan një kryeshef ekzekutiv si Gent Begolli që nuk e njeh as abc-në e qeverisjes së telekomunikacionit. Edhe pse morën kritika e kërkesa nga Kuvendi i Kosovës, për ta ndërruar këtë qasje të drejtimit të Telekomit, Qeveria Haradinaj, vijoi më tej duke na lavdëruar e mburrur këtë menaxhment”, tha Fatban Bunjaku.

Ai poashtu theksoi se qëllimi i kësaj amullie të krijuar tash e sa vite dhe që po vazhdon të mirëmbahet në Telekom është pikërisht për zhvatjen e 30 milionë eurove përmes përmbarimit për t’i transferuar ato në Z-Mobile.

Po të ishte ndryshe, sot do të kishim në Telekom menaxhmentin e krizës siç e kërkon Rezoluta e Kuvendit e miratuar me 12 korrik 2018. Po ashtu edhe kontrata me Z-mobile duhet të ishte e anuluar. Këto ditë nëpër Telekom po flitet e veprohet në emër të një personi edhe më jokompetent se të tjerët më herët.

Trim Musliu, me profesion producent filmash është duke aktruar si U.D. i Kryeshefit ekzekutiv të Telekomit.

Ndërkohë, bordi përbëhet nga gruaja e deputetetit të AAK-së Bekë Berishës, njëkohësisht dhe punonjëse në KEK. Pjesa tjetër është nga kryetarë e anëtarë degësh e nëndegësh të AAK-së, NISMË-s dhe PDK-së.

Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë që të veprojë në kompentencat e saj karshi kontratës kriminale që po e gërryen telekomin.

Nuk mjafton të marrë nën gjykim ish - drejtuesit, duhet ta bllokojë kontratën. Kësilloj, si po vepron vetëm po ia shton këtij rasti personat e ardhshëm që do të pësojnë gjykim penal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2019  - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të​ takohet me Kryetarin e Federatës së Shahut, Nysret Avdiu (Objekti i Kryeministrisë, kati VIII, zyra 806, ora 8:30)

-  Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, Shefi i Ambasadës Japoneze në Kosovë, Mitsunori Ogasawara dhe Drejtori gjeneral i kompanisë Jetro Vjenë, Satoshi ABE vizitojnë kompaninë Gjirafa. (Kompania Gjirafa, Dragodan, ora 9:30)

- Let’s Do It do të mbajë konferencën “Efiçienca e energjisë dhe Ruajtja e ujit”, në bashkëpunim me Oden e Gjelbër Ekonomike te Amerikës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të komunitetit boshnjak në Komunën e Prizrenit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Drejtoria Komunale e Arsimit, Prizren, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të ZKM-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i shoqëruar nga kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi do të vizitojë Palestrën e Sportit, ku do të shohë punimet e realizuara deri më tani në këtë objekt sportiv, projekt kapital në të cilin MKRS-ja ka investuar. (Komuna e Rahovecit, ora 11:00)

- Mbahet debati publik me temën 'Transparenca e punës së komunës së Graçanicës'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet projektligjit për pijet e forta alkoolike, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, IPKO Foundation dhe RIT Kosova organizojn ngjarjen për projektin KosLift i cili ka për qëllim të mbështesë deri në 1000 student të Universitetit të Prishtinës dhe RIT Kosovë si dhe 60 biznese kosovare në sektorët e energjisë, TIK-ut dhe prodhimit në ngritjen e aftësive të nevojshme dhe kapaciteteve për të rritur konkurrueshmërinë e tyre në sektorin e biznesit në Kosovë dhe rajon. (Residenca Norvegjeze në Fshatin Ndërkombëtar, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti i shoqëruar nga Drejtori Komunal i Arsimit, Agim Blakçori do të vizitojë shkollat “Ibrahim Rugova”, “Naim Frashëri”, dhe “Aleksandër Xhuvani”, në Podujevë për të përcjellë mbarëvajtjen e garës. (Podujevë, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Mamushës. (Fshati Mamushë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton disa sera në Komunën e Mamushës. (Fshati Mamushë, ora 14:40)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune kompanisë “Liri” në Prizren. (Prizren, ora 17:00)