21 Shtator 2018

Viti 2018 shpallet si vit i sigurisë dhe standardeve në komunikacion

Prishtinë, 27 dhjetor - Ministri i i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti sot në takim Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, Drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, dhe Drita Perezic, këshilltare e lartë ekzekutive e MPB-së nga ICITAP.
 
Këtë takim Ministri Lekaj e ka ftuar që të bisedohet dhe të nënshkruhet deklarata për rritjen e sigurisë dhe standardeve në komunikacionin rrugor.
 

Me këtë rast Ministri Lekaj ka deklaruar se në takim me Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka biseduar për çështje të interesit të përbashkët dhe kanë nënshkruar deklaratën për rritjën e sigurisë dhe standardeve të komunikacionit rrugor, kështu duke e shpallur vitin 2018 si vit të sigurisë dhe stadardeve në komunikacion.

"Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka Ministria e Infrastrukturës në shumë çështje që kanë të bëjnë me sigurinë në komunikacionin rrugor dhe është vërtet shqetësuese numri i madh i aksidenteve që kanë ndodhur këtë vit, me theks aksidentet fatale, ku humbja e jetërave të njerëzve ka arritur në 135", ka theksuar Lekaj.

 Faktorët sipas tij janë të shumtë, e ndër ta edhe mungesa e sinjalizimit të rrugëve, ndriçimit dhe standardeve që ne ju ofrojmë qytetarëve.

"Ne kemi punuar në drejtim të realizimit të kushteve të duhura për të pasur një sinjalizim në nivelin e duhur, por në këtë kanë ndikuar procedurat sipas Ligjit të Prokurimit Publik."

"Brenda këtij viti do të përmbyllim anën teorike të projektimit për investime në infrastrukturë, sinjalistikë vertikale dhe horizontale dhe në ndriçim. Nga viti i ardhshëm do të fillohet në mënyrë uniforme implementimi i këtyre projekteve. Duke qenë se për ne është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sidomos me Policinë e Kosovës, sot nënshkruam Deklaratën e Përbashkët të Zotimit që nga viti i ardhshëm të kemi siguri më të madhe në rrugë për qytetarët”, ka theksuar Lekaj.

Ndërsa Ministri Sefaj, theksoi se që nga marrja e mandatit të tij si Ministër i MPB-së, ka qenë një ndër prioritet kryesore ulja e numrit të aksidenteve fatale dhe aksidenteve me dëme materiale.

Ai tha se MPB do të përkrahë këtë iniciativë dhe për këtë duhet të përfshihen edhe institucionet  relevante, sidomos Ministria e Diasporës për shkak se është shumë e nevojshme të njoftohen edhe qytetarët tanë të cilin vijnë në Kosovë, ngase, sipas statistikave, gjatë sezonave të pushimeve dhe festive ka rritje të aksidenteve në trafik.

Në anën tjetër Drejtori i Policisë së Kosovës, z. Maxhuni, vlerësoi se sa i përket aksidenteve në trafik, gjendja nuk është mirë edhe pse kjo është një sfidë globale.

"Tek ne nuk është marrë shumë seriozisht ndjesia e gjendjes në trafik dhe në këtë mision Policia e Kosovës ka qenë e vetme edhe pse ligji i definon obligimet e secilit institucion, të cilat nuk kanë pasur as gatishmëri as iniciativë", ka theksuar Maxhuni.

Ai tha se problem është edhe infrastruktura sipas teknologjisë dhe për këtë duhet të vendosen radarët statik të cilët janë të gatshëm të faktojnë dhe dëshmojnë për secilën shkelje në komunikacion. Maxhuni vlerësoi se gjatë këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 16,122 aksidente në komunikacion. Një nga faktorët që do të ndikonte në ngritjen e sigurisë në komunikacion do të ishte ngritja e vlerës së gjobave për kundërvajtje.

Në fund të këtij takimi u nënshkrua deklarata në mes të Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.

Në deklaratën e nënshkruar në mes tjerash thuhet: Viti 2018 do të jetë viti i sigurisë dhe i standardeve në trafikun rrugor. Për këtë qëllim palët deklarohen se do të angazhohen për: përmirësimin e rrjetit të sinjalizimit dhe të ndriçimit në të gjitha rrugët nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës; miratimi i të gjitha rregullave dhe standardeve të sigurisë për kontrollin teknik të automjeteve; ngritja e efikasitetit të mbikëqyrjes së funksionimit të njësive për patent shofer; miratimi i rregullave dhe standardeve për kontrollin e sigurisë së pjesëmarrësve në trafik; ngritja e numrit të kontrollit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor dhe të kontrollit të sigurisë së automjeteve.

Të gjitha këto dhe të tjera aktivitete, bazuar në Ligj, do të ndërmerren për të ofruar siguri në trafik për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë personat tjerët që lëvizin në rrugët e Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngajrjet e datës 21 shtator 2018

- Kolegji “Tempulli” i mbeshtetur nga Oda Ekonomike Gjermane dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizojnë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Rrugë. (Ndërtesa e OEGJK, në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksioni i radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Deponia pranë Stadium “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon provimin pranues për studentë të rinj. (Universiteti i Gjilanit, ora 9:00)

-  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e titulluar “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë”. (Salla e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore" organizon një ceremoni nënshkrimi të Marrëveshjes Ndër - Komunale për themelimin e rrjetit "Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe me rastin e rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bënë homazhe me rastin e rivarrimit të dëshmorit Ahmet Krasniqi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe pranë arkivolit të Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Ushtrues i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte. (Ndërtesa e komunës se Prizrenit, ora 10:15) 

-  Promovohet raporti 'Stafi Akademik i UP-së - studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë', mes tjerash, do të publikohen rastet e 16 profesorëve të Universitetit të Prishtinës që ndër vite kanë kryer plagjiaturë. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin për 20 vjetorin e rënies së Dr. Lec Gradica. (Fshati Gradicë në Drenas, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Varrezat e Dëshmorëve, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe EuroMetal-it. (Rektorati i UPHP-së, ora 14:00)

- Academic English Center KS  organizon ngjarjen e promovimit të librit të parë me thënje në gjuhën angleze, botim i parë i këtij lloji me autor kosovar i lindur në Libi. (Ambientin e qendrës Academic English Center KS, afër sheshit “Zahir Pajaziti” , mbrapa bankës TEB, ora 19:00)