26 Prill 2024

Viti 2017, viti më i sigurtë në historinë e aviacionit

Amsterdam, 4 janar - Sipas studimeve të kompanisë holandeze “To70” dhe grupit ”Aviation Safety Network” viti 2017 ka qenë më i sigurti në historinë e aviacionit.
 
Viti 2017 ishte më i sigurti në historinë e aviacionit, doli nga dy studime të publikuara nga kompania holandeze e konsulencave, To70, dhe nga grupi “Aviation Safety Network”.

Sipas këtij të fundit, gjatë vitit 2017 ka pasur 10 aksidente vdekjeprurëse me 79 viktima, krahasuar me 16 incidentet me 303 viktima gjatë vitit 2016.

Incidenti më i rëndë i vitit të kaluar ka qenë ai i janarit, kur një avion turk mallrash u rrëzua në Kirgizi duke vrarë katër anëtarët e ekuipazhit dhe 35 persona të tjerë në tokë.

Sipas To70, gjatë 16 milionë fluturimeve në 2017 nuk ka pasur asnjë incident vdekjeprurës, por kompania nuk ka shqyrtuar rastin e një avioni të rrëzuar në Kosta-Rika, ku humbën jetën 12 persona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)