26 Prill 2024

VALA dhe KEK-u në një rrjet

Prishtinë, 24 korrik - Ndërmarrja më e madhe energjetike në vend, Korprata Energjetike e Kosovës, i është bashkuar valës së kalimeve masive të institucioneve shtetërore, kompanive publike, bizneseve private, universiteteve dhe qytetarëve, në operatorin me ofertat më joshëse në treg, Vala.

Afër 5000 punëtorë të KEK-ut, përfshirë edhe menaxhmentin, do të kenë në telefonat e tyre shërbimet më të reja të Vala-s dhe do të përfitojnë nga rrjeti i shpejtë i internet 4G, që kësaj korporate do t’ua lehtësojë në masë të madhe sistemin e operimeve teknologjike.

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli bëri të ditur se është tejet i entuziazmuar për nënshkrimin e kontratës me KEK-un duke thelluar edhe më tepër këtë partneritet reciprok.

“Të gëzon fakti që edhe një ndërmarrje e madhe me mijëra punëtorë, siç është KEK-u i bashkohet Vala-s, gjë që përbën, njëkohësisht, një kënaqësi dhe obligim për ne që produktet dhe rrjetin tonë t’i pasurojmë dhe forcojmë edhe më tutje në dobi të të gjithë atyre që i besojnë operatorit publik, Vala dhe shërbimeve të saj”, tha Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli.

Sipas tij, nënshkrimi i kontratës mes këtyre dy ndërmarrjeve paraqet një bashkëpunim dhe mirëbesim të vazhdueshëm mes dy gjigantëve të ekonomisë së Kosovës.

“Është e rëndësishme të thuhet se jemi shumë të kënaqur me shërbimet e VALA-s dhe kjo marrëveshje e sotme, është një tjetër dimension i thellimit të bashkëpunimit mes dy kompanive, në vazhdën e bashkëpunimeve që kemi pasur edhe në të kaluarën."

"KEK-u është korporata më e madhe në vend edhe nga aspekti kapital, edhe me numrin më të madh të punëtorëve, andaj me afër 5000 punëtorë do të jemi pjesë e shfrytëzimit të shërbimeve të Vala-s për shkak të ofertës së saj më të favorshme”, theksoi Njazi Thaqi, u.d. i Drejtorit Menaxhues të KEK-ut.

Telekomi i Kosovës ka hedhur në treg oferta të ndryshme dhe shumë konkurruese për të gjithë konsumatorët duke mundësuar pako të shumëllojshme me biseda pa limit dhe internetin më të shpejtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)