12 Dhjetor 2018

Urbanizmi i Gjilanit paralajmëron realizimin e projektit “Shërbim në një vend”

Gjilan, 8 tetor – Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Gjilan ka paralajmëruar përgatitjet e mëdha për lansimin e projektit të rëndësishëm për qytetarët “Shërbim në një vend”.

Në një konferencë për media, Bekim Bajrami, drejtor i këtij resori, ka thënë se kjo po bëhet për t’iu mundësuar qytetarëve të Gjilanit që të pajisen me dokumentacion të ndërtimit në mënyrën më efikase të mundshme.

“Ky është projekt i përbashkët mes Drejtorisë së Urbanizmit dhe asaj të Administratës dhe  pritet të përfundoj në marsin e vitit të ardhshëm. Qytetarët do ta kenë shumë më të lehtë aspektin e procedurave për lejet e ndërtimit në momentin që fillojmë implementimin”, ka deklaruar Bajrami.

Ai ka pohuar se gjatë tre muajve të fundit është punuar shumë në respektimin e planit dinamik të PZHK dhe HZK.

“Gjatë kësaj periudhe Drejtoria e Urbanizmit është përkujdesur që të respektohet Plani Dinamik për Planin Zhvillimor Komunal. Kjo ka ardhur pas takimeve të vazhdueshme me të gjitha sektorët tanë të drejtorive komunale dhe kompanive publike. Në vazhdim do të fillojmë me fazën tjetër, dalja në terren dhe takimi me përfaqësuesit e të gjitha zonave të komunës”, ka thënë Bajrami.

I pari i Urbanizmit theksoi se ka filluar edhe projekti i rëndësishëm i shenjëzimit të rrugëve në tërë qytetin dhe fshatrat dhe do të përfundojë brenda afatit të paraparë.

“Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Agjencionin Kadastral të Kosovës dhe Autoritetin Norvegjez të Hartave”, ka pohuar ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 dhjetor 2018 - Mbahet hapja zyrtare e projektit KosLift i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë dhe implementohet nga IPKO Foundation dhe RIT Kosovë. (Kampusi i RIT Kosovë, në Universitetin Amerikan, ora 9:30)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë në kuadër të projektit "Mbështetja në procedimin e krimeve  të luftës të kryera gjatë luftës në ish-Jugosllavi" me partnerët Dokumenta nga Zagrebi dhe Fondi për të Drejtën Humanitare nga Beogradi organizon konferencën më temë 'Mbështetja  në procedimin e krimeve të kryera në luftëra të ish-Jugosllavisë'. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Let’s Do It organizon aksion pastrimi te “Tregu i Gjelbër” në Prishtinë. (Tregu i Gjelbër, rruga që e lidh me lagjen “Kalabria”, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Muzikës dhe të institucionit parashkollor-Çerdhes në Prizren. (Lagjja “ Bajram Curri”, që gjendet përballë shkollës së mesme të mjekësisë “ Luciano Motroni” në Prizren, ora 10:00)

- Ministris së Shëndetësisë, Uran Ismaili raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave, vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative dhe projeksionet buxhetore të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. (Objekti i Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë, shqyrtimi i Projektligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Prezantohet kampanja informuese ”Kodi Civil qëndron për qytetarët e barabartë të Republikës së Kosovës,” organizuar nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil - faza 2”, i cili po mbështetët nga Ministrinë e Drejtësisë. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 10:30)

- Demokracia Plus dhe USAID organozijnë debat publik lidhur me prokurimin publik në Gjilan. (Hotel Kristal, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së në kompleksin Qafa, ora 11:00)

- Let’s Do It në bashkëpunim me nxënësit e shkollës ‘’Hivzi Sylejmani’’ organizon aksion pastrimi në Fushë Kosovë. (Oborri i shkollës Hivzi Sylejmani, ora 11:55)

- Punëtorët e NTP “Pallati i Rinisë” mbajnë një protestë përmes së cilës do t’i shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre për mos marrjen e pagave që tre muaj më radhë. (Para Newborn,ora 12:00)

- Banorët e fshatit Cikatovë mbajn protestë në mbrojtje të pronave stergjyshore te marrura në menyrë tinzare nga ana e Komunës se Drenasit dhe te cilat u janë shitur New Co Feronikeli, pa i kompenzuar asnjëherë. (Para Gjykatës Themelore të Prishtinës  dega në Drenas, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare të Bizneseve organizon konferencën për media lidhur me ndikimin e taksës 100 % në ekonominë e Serbisë. (Selia qendrore e AKB-ës në Tophane, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore te Vetëvenosjes, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë tryezën e diskutimit me temë “Integriteti, Llogaridhënia dhe Efikasiteti i sistemit të drejtësisë - Nevoja për Vetting”. (Hotel Sirius, ora 14:00)
 
 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Dragashit Shaban Shabani. (Objekti i Komunës së Dragashit, ora 14:00)

- Zëvendësshefja e misionit të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland, dhe Drejtoresha e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, do të mbajnë fjalime në një takim me kryetarët e komunave të Kosovës. (International Hotel Prishtina, ora 16:00)