19 Korrik 2019

Thaçi ka bërë presion që të nënshkruhej kontrata me Z-Mobile

Prishtinë, 14 maj - Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në seancën e jashtëzakonshme për Telekomin e Kosovës, tha se Kuvendi për herë të dytë sot po debaton për këtë kompani.

Hoti tha se më 12 korrik 2018 ky Kuvend i ka kërkuar Qeverisë për marrjen e masave të nevojshme për të nxjerr Telekomin nga gjendja e rëndë financiare.

Ai tha se në atë rezolutë është kërkuar jo më shumë, vetëm për ta zbatuar ligjin për ndërmarrjet publike dhe të anulojë çdo vendim që bie ndesh me këtë ligj.

Hoti tha se kriza është thelluar, përkundrazi, është rritë punësimi mbi baza të pastra nepotiste dhe politike. Po ashtu sipas tij, auditimi nuk është bërë dhe kryeministri nuk ka raportuar për këtë çështje në Kuvend.

“Pse po falimenton sot Telekomi? E para Telekomi nuk është duke falimentuar se nuk ka treg, Telekomi po falimenton për shkak të kontratave të dëmshme me kompani private që po shfrytëzojnë Telekomin pa asnjë kriter ekonomik dhe të përfitimit të ndërsjellë."

"Këto kontrata janë bërë për të shkatërruar Telekomin dhe për të fituar grupe të caktuara. Kontrata me Z-mobile, me zero investime nga kjo kompani, i ka sjellë Z-mobile mbi 100 milionë euro të ardhura. Një ish drejtor i Telekomit, ka deklaruar publikisht se ish kryeministri Thaçi, i ka bërë presion për të nënshkruar këtë kontratë”, tha Hoti.

Ai ka tregua se si ka operuar Telekomi në dhjetë vitet e fundit. Në vitin 2007, statistikat nga Telekomi tregojnë që ka pasur fitim 182 milionë, ndërkaq në vitin 2017 ka deklaruar humbje 13.8 milionë euro. Sipas Hotit, gjatë viteve 2007-2017 ndërkohë që të hyrat ishin në rënie, shpenzimet për paga dhe marketing ishin në rritje që është kundër çfarëdo logjike ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 korrik 2019 - Ekipi i Luftimit të Brigadës së Këmbësorisë së 44-të, Garda Kombëtare e Ushtrisë së New Jersey do të marrë komandën e MNBG-E nga Ekipi i Luftës së Brigadës së 29-të të Mbrojtjes së Këmbësorisë, Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Hawaii ku menjëherë pas ceremonisë do të mbahet një konferencë shtypi. (Camp Bondsteel, ora 9:00)

- Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, në bashkëpunim me Katedrën e Kirurgjisë dhe Fakultetin e Mjekësisë mbajnë mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së Prof.dr. Gazmend Shaqiri. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, ora 9:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës do të mbajë dëgjim publik për Projektligjin e Punës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale 'KRU Prishtina', të Ndërmarrjes Publike ,,Posta e Kosovës", etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion prej 56 studentësh të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Grupi i Aktivisteve protestojnë para policisë në Fushë Kosovë për të mos lejuar që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të Policise dhe Prokurorise që sipas tyre më së paku i mbrojnë. (Marrshimi nis nga lagja Meshari te pazari për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)
 
- Matt Taylor, regjisor i “Rick & Morty Exquisite Corpse”, prezanton filmat e animuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar - Anibar. (Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 14:00)

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019" në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në Deçan behët hapja e Panairit Verorë 2019. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)
 
- Fondacioni Lumbardhi prezanton ekspozitën 'Kino e artistit' Vladimir Miladinović. (Kinema Lumbardhi, ora 19:30)

- Fondacioni Lumbardhi organizon koncertin e këngëtares kroate te pop dhe jazz, Vesna Pisaroviç Quartet: "The Great Yugoslav Songbook". (Kinema Lumbardhi, ora 21:00)