22 Nëntor 2019

Telekomi dhe Termocentrali ‘Kosova e Re’, sfidues për qeverinë e ardhshme

Prishtinë, 15 tetor - Sekretari i përgjithshëm në Forumin Investiv të Odave të Ballkanit Perëndimor (WB6) me seli në Itali dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se ndër sfidat kryesore ekonomike me të cilat do të përballet qeveria e ardhshme janë sundimi i rendit dhe i ligjit, çështja e privatizimit të Telekomit si dhe Termocentrali “Kosova e Re”.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se qeveria e re vëmendje të veçantë duhet t’i kushtojë avancimit të raporteve me FMN-në dhe Bankën Botërore.

Gërxhaliu ka folur edhe për zvogëlimin e ministrive.

Ai ka theksuar se Kosovës nuk i duhen 22 ministri. “Një qeveri e mirëfilltë mund të funk- sionojë me 12 ministri”, ka thënë Gërxhaliu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2019 - UBT në bashkëpunim me Institutin Shkencor Suedez-Kosovar do të mbajnë bashkërisht konferencën “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno do të flasë në hapjen e konferencës Vetë - Qeverisja Lokale në Kosovë - 20 Vjet. (Hoteli Swiss Diamond, ora ora 9:00)

- OJQ-Voice of Roma Ashkali and Egyptians - VoRAE organizojnë hapjen e ceremonisë të tri projekteve të financuara nga Roma Education Fund dhe Komisioni Evropian organizim ky i mbështetur nga Roma Versitas dhe Roma Education Fund, Kosovo së bashku me VoRAE. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik të Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit - nevoja për një Rregullore të re të punës”, në një diskutim të hapur me përfaqësues të partive politike parlamentare si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Në prag të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit, Misioni i OSBE-së në Kosovë do t’i prezantojë rezultatet e Anketës mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Iniciativa për Histori Gojore përmes projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe, do të lansojnë aplikacionin mobil 'Janjeva Ecë'. (Restoran 2000 në Janjevë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në konferencën “Nisja e sondazhit për mirëqenien dhe sigurinë e grave në  Kosovë”, e cila organizohet nga OSBE. (Hoteli “Swiss Diamond”, ora 11:00)

- Komuniteti Merakli t'kerreve organizon protestë kundër rritjes së cmimeve për sigurimin e veturave. (Rr. Luan Haradinaj, pran Bankes Qendrore të Kosovës, ora 13:00)

- Fondacioni Geoffrey Nice në bashkëpunim me “Qendrën për të Drejtat e Njeriut” të RIT Kosov organizon konferencën dy ditore me temë "Narrativat Kalimtare, Post-Kalimtare dhe Strategjike për Luftërat Jugosllave: nga Luftërat dhe Kërkimi i Drejtësisë tek Lojërat Gjeo-Politike të Fuqisë. {RIT Kosova - AUK në Rr. Dr. Shpetim Robaj, në Prishtinë, ora 13:00)

- Promovohet libri "Profili i Bjeshkëve të Nemuna’’ nga Profesor Sadri A Lokaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 14:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në mbështetje të Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen dhe në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, organizojn diskutim në lidhje me “Klinikat Jurdike me raste reale”. (Salla A34 në Universitetin e Gjilanit, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major, Michele Risi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Shoqata e Malazezëve të Kosovës organizon shfaqjen e leximit skenik të dramës “Flora”. (Qendra e zhvillimit Malazezeve në Arbëri ish Dragodan, rruga Eduard Lir 4, ora 19:00)