24 Shtator 2018

Të arriturat e Aeroportit storje e suksesit të Partneritetit Publiko Privat

Prishtinë, 3 nëntor - Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku u prit nga drejtori i ANP, Haldun Firat Kokturk, i cili e informoi ministrin Lekaj me punën, të arriturat dhe gjendjen aktuale në ANP-së, si dhe ia prezantoi projektet e zhvillimit të ardhshëm të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinë “Adem Jashari”.

Me këtë rast, ministri Pal lekaj vizitoi Terminalin e Aeroportit dhe Agjencinë e Navigimit Ajror, ku u njoih me rrjedhën e punëve që zhvillohen atje.

Ministri Lekaj ka thënë se të arriturat e Aeroportit me të vërtetë janë një storje e suksesit të Partneritetit Publiko Privat.

"Mendoj që ky është një shembull i mirë edhe për kompanitë e tjera të huaja që të vijnë të investojnë në vendin tonë, sepse zhvillimi me këtë hov është me të vërtetë shumë pozitiv", theksoi Lekaj.

Këtu sipas tij vërehet edhe zhvillimi i rrjetit të linjave të drejtperdrejta me shtetet tjera.

"Ne do të shikojmë edhe hapësirat dhe linjat e shteteve tjera, që ta zhvillojmë gamën e të gjitha shërbimeve tjera. Ne si Ministri do të ndërmarrim edhe veprime të tjera që të ngrisim seriozitetin e kompanive karshi udhëtarëve."

"Përveç kësaj, ne biseduam edhe për zgjerimin e pistës, që do të jetë investim i Qeverise së Kosovës, pasi t’i kemi shikuar modalitetet. Unë që ne do t’i kryejmë obligimet tona që na përkasin si Ministri e Infrastrukturës dhe do të fillojmë sa më shpejt me projektet, realizimii të cilave do të fillojnë posa të nënshkruhen, pa u stërzgjatur."

"Ne kërkojmë që të implementohen të gjitha ato që janë të nënshkruar nga dy palët dhe që parashihen në kontratë. Kjo do të jetë në të mirë të sigurisë së qytetarëve, por edhe për zhvillimin e Aeroportit, që të përfundojë si storje e suksesit", ka deklaruar Lekaj.


 

Kalendari

Ngajrjet e datës 24 shtator 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës, shqyrtimi i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së do të publikojë dy raporte që kanë të bëjnë me legjislacionin dygjuhësh dhe respektimin e të drejtave gjuhësore në Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta për shënimin e Ditës Evropiane të Gjuhëve. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e Diskutimit me temë "Monitorimi i Planit Strategjik të KPK-së: Ku po qëndron sistemi prokurorial në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik?". (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mban ceremonin e ndarjes së certifikatave për të rinj për shkathtësitë e buta. (Salla e konferencave Orion, përballë Kino ABC, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës së Sportit Evripian Federate e çiklizimit te Kosovës organizon garën e hapur çiklistike për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat nga 20 deri 100 km. (Gjilan, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të shoqëroj Drejtoreshën e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, gjatë vizitës ku ata do të përcjellin një Vullnetare të Korpusit të Paqës në punë në shkollën e saj në një fshat të Kosovës. (Shkolla fillore “Nëna Tereza”, fshati Vranidoll, ora 11:15)

- Organizata ETEA, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do ta organizojë “Ditën e Librit të Ndaluar” me temën “Librat digjen, (por) idetë jo”, si përgjigje ndaj cenzurës, me theks të veçantë te cenzurimi i librave. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban mbledhje me Grupin Parlamentar të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban mbledhje me kryesinë e LDK-së. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha për Eksport në UniCredit Bank Austria AG Sabina Eder do të nënshkruajnë marrëveshjen për kredi në vlerë prej 5.349 milionë euro për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 15:00)

- Mbahet diskutim i hapur me shkrimtarin dhe publicistin Veton Surroi mbi temën “Librat digjen, (por) idetë jo” me moderim nga Liridona Sijarina. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 15:00)

- Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohen me Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Republikën e Shqipërisë.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 15:00)

- Partia Socialdemokrate bën hapjen e zyrave në qytetin e Mitrovicës. (Zyrat gjenden në afërsi të Raiffeisen Bank dhe IPKO-s, ora 18:00)

- Organizohet shfaqja e filmit “Fahrenheit 451” në bashkëpunim me “Film n’park”. (Parku i Qytetit të Prishtinës, ora 19:00)