20 Korrik 2019

SPRTK takon Avokatin e Popullit për zgjedhjen jashtëligjshme te drejtorit te RTK-se

Prishtinë, 13 maj - Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës (SPRTK) ka bërë të ditur se sot do të takohet me Avokatin e Popullit Hilmi Jashari për të diskutuar për zgjedhjen e jashtligjshme të drejtorit të RTK-së.

"Ky takim realizohet me kërkesë të Sindikatës dhe ka të bëjë me parregullsinë e zgjedhjes së drejtorit gjeneral të RTK-së nga ana e Bordit të saj", thekson SPRTK.

SPRTK ka shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me procedurat të cilat i ka ndjekur Bordi  i RTK-së në procesin e përzgjedhjes së drejtorit gjeneral të Transmetuesit Publik.

SPRTK përmes një letre dërguar Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari konsideron se vendimi është  marrë në kundërshtim me Ligjin e RTK-së  Nr. 04/L-046,  konkretisht nenin 3 ku thuhet se: Drejtori i Përgjithshëm i RTK-se emërohet dhe shkarkohet me 2/3 e votave të anëtarëve të Bordit.

Numri i përgjithshëm i anëtarëve të Bordit sipas këtij ligji është 11 (njëmbëdhjetë), dhe votat e nevojshme për zgjedhjen e drejtorit gjeneral duhet të jenë së paku 7(shtatë).

Ndërsa Bordi i drejtorëve të RTK-së me vetëm 6 (gjashtë) vota  ka bërë zgjedhjen e drejtorit gjeneral.

"SPRTK-së, kërkon nga Institucioni që Ju e udhëheqni që të ngritni padi për hapjen e Konfliktit Administrativ, në Gjykatën Themelore në Prishtinë-departamenti për çështje administrative, përkitazi me ligjshmërinë e Vendimit,të datës 24.04.2019, të Bordit të RTK-së, për zgjedhjen e drejtorit gjeneral të RTK-së", shkruan SPRTK në letren dërguar Avokatit të Popullit.

SPRTK kërkesën e saj e bazon  në nenin 10 pika 2 të ligjit Nr. 03/L-202 për konflikt administrativ ku thuhet se të drejtën për të nisur konfliktin administrativ e ka Avokati i Popullit, shoqatat dhe organizatat e tjera, të cilat veprojnë në mbrojtje të interesave publike.

"Përfshirja e Institucionit Tuaj në këtë proces kaq të rëndësishëm për Transmetuesin  Publik, roli i të cilit është i pazëvendësushëm për demokracinë  në vend, është mëse e domosdoshme", thuhet në fund të letres dërguar Avokatit të Popullit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 korrik 2019

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019"  Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica“, organizojnë aktivitetin tradicional “Dita e Qethjes së Deleve, 2019‘’. (Bjeshkët e Strellcit , të ‘’Stanët e Shalës‘’, ora 10:00)

- Lëvizja mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se edicionit te parë të Prishtina Gastronomy Festival. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të pikës kufitare Restelicë-Strezomir. (Pika kufitare Restelicë - Strezomir, ora 12:00)

- Behët zbulimi i pllakës së përkujtimit të Betimit të Brigadës 131 dhe promovimi i dokumentarit të historikut të Brigadës 131 të UÇK-së. (Fshati Baran, ora 18:00)