06 Qershor 2020

Sot nis asfaltimi i rrugës “Nedakovc - Smrekovnicë - Vushtrri”

Prishtinë, 7 maj - Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit (MIA) ka njoftuar se për shkak të zhvillimi të punimeve nga sot deri te shtunën do të bëhet asfaltimi i segmentit rrugor  “Nedakovc - Smrekovnicë - Vushtrri”.

"Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, njofton se për shkak të zhvillimi të punimeve, nga  sot më 7 maj deri më 9 maj ditë e shtunë do të bëhet asfaltimi i segmentit rrugor  “Nedakovc-Smrekovnicë - Vushtrri” Lot 3, në rrugës Nacionale N2, Prishtinë - Mitrovicë", bën të ditur MIA.

Ministria ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të shfrytëzojnë rrugët tjera të mundshme!​

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:00)