27 Prill 2024

Sindikata ë Telekomit kërkon shkarkimin e ministrit Lluka, paralajmëron protesta

Prishtinë, 7 maj - Sindikata Profesionale e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj që të bëj shkarkimin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Gjithashtu Sindikata e  Punëtorëve të TK-së ka shtuar se në rast se nuk merren masa ndaj Llukës, nuk përjashtojnë format e protestës siç edhe garanton Ligji Sindikal i Kosovës.

Njoftimi i plotë i sindikatës:

“Siç jeni ne dijeni për zhvillimet e fundit qe po ndodhin ne Telekomin e Kosovës dhe deklaratat e papërgjegjshme te Ministrit te ZHE z. Lluka, për ne si Sindikate janë te pa pranueshme ,qëllimkëqija dhe shume demotivuese dhe Joprofesionale për te gjithë punëtoret e TK.

Pa i njohur problemet dhe veshtersite e TK, pa u marre me një analize se si duhet te dilet nga kjo gjendje ku ka plote mundësi qe kompania te funksionoj me profit te vetin duke rishikuar te gjitha kontratat e dëmshme : Z-Mobile, kontratat për qeran dhe pikat shitëse, ulja e shpenzimeve te derivateve, investimet e domosdoshme për gjenerim te te hyrave dhe ndërprerja e punësimeve qe ende po vazhdon etj .

Andaj kërkojmë nga Kryeministri z.Ramush Haradinaj qe ta shkarkoj ministrin Lluka për këto deklarata te panevojshme dhe demotivuese qe për pasoje ka rritur demotivimin e punëtoreve për pune duke kërcënuar me ulje pagash dhe falimentim te TK.

Ne SPP nuk pranojmë de degradohen punëtoret duke u kërcënuar  ne forma te ndryshme ku me se paku punëtoret janë përgjegjës për ketë gjendje , ku dihet roli i politikes ne te gjitha emërimet e KE-ve dhe Bordeve ku asnjëherë  nuk e ka marre kush përgjegjësin për degradimin e Kompanisë.

Andaj ne rast se nuk merren masa ndaj Ministrit Lluka ne nuk i përjashtojmë te gjitha format e protestës siç na garanton edhe Ligji Sindikal i Republikes Kosovës”, thuhet në njoftim/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)