27 Shkurt 2021

Shënohet Dita Vendore e Përkujtimit të Viktimave në Kumunikacionin Rrugor

Prishtinë, 23 prill -  Sot në vendin tonë shënohet Dita Vendore e Përkujtimit të Viktimave në Kumunikacionin Rrugor.

Aktori Naim Berisha drejtor i OJQ Impact dhe njëhërit organizator i kësaj ngjarje ka thënë se data e shenimit të kësaj dite, korrespondon më datën e aksidentimit të djaloshit eskurzionist, para shtëpisë së themeluesit të organizatës tonë, në vitin 2009.

Më 23 prill të vitit 2010 në Kinemanë ABC në Prishtinë u dha premiera e filmit të metrazhit të shkurtë artistik " Motivi ", kushtuar djaloshit të ndjer eskurzionist.

Kurse më datë 23 prill të vitit 2011, sipas tij u vëndos që kjo të jetë dita kur do të përkujtohën viktimat vendore në kumunikacionin rrugor.

"Duke marrë parasyshë numrin e madh të aksidenteve në nivel vendi e veçmas atyre me fatalitet, shenimi i kësaj dite ka për qëllim jo vetëm përkujtimin e viktimave që kanë humbur jetën në kumunikacionin rrugor brenda territorit të vendit tonë, por edhe të bartë efektin e sensibilizimit qytetar për kujdes të shtuar në rrugë."

"Ju rikujtojmë se duke fillu nga viti 2016 ne kemi realizu ç'do vit nga  tre performanca paralele, në tre rrugët me frekuencën me të madhe të automjeteve në kryeqytet, në mënyrë që efekti sensibilizues tek shoferët dhe pjesmarrësit tjerë në kumunikacion, të jetë sa më i drejtperdrejt", ka deklaruar Berisha.

Në këtë vit, për shkak të restrikcioneve të aplikuara për mbrojtje nga epidemia Covid 19 dhe numerit relativisht të vogël të automjeteve qarkulluese në rrugë sipas tij ishte e pamundur realizimi i këtyre shfaqjeve, prandaj ka vëndosë që organizimin e tyre kësaj radhe ta anulojë.

"Në diktim të rrethanave, këtë vit jubilar të shenimit të kësaj dite, në vend të përformancave të planifikuara, mediave dhe qytetareve u'a prezentojmë filmin e shkurt artistik " Motivi ", linkun e të cilit po i'a bashkangjesim kësaj shkrese. "

"Këtë kumtesë po e përmbyllim më urimin që në këtë vit dhe vitet që po vijnë, të kemi një vetedijesim më të madh të qytetarëve dhe numër sa më të vogël të aksidenteve në rrugë".

"Së bashku me familjet e tyre, i bashkangjitemi lutjeve për të gjitha viktimat që kanë humbë jetën në kumunikacionin rrugor!", është shprehur në fund Berisha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)