07 Mars 2021

Ryanair raporton një humbje prej 197 milion euro

Dublin, 2 nëntor - Kompania ajrore me seli në Irlandë, Ryanair tha se po përgatitet për një periudhë "jashtëzakonisht sfiduese" për të vijuar aktivitetin,  pasi raportoi një humbje prej 197 milion euro në gjysmën e parë të vitit.

Transportuesi ajror me kosto të ulët “low cost) tha se "pret të regjistrojë humbje më të larta" në gjysmën e dytë të vitit, pavarësisht se ka një bazë të kostos më të ulët dhe një bilanc më të fortë.

Coronavirus la 99% të flotës së avionëve pa kryer udhëtime për gati katër muaj midis mesit të marsit dhe fundit të qershorit.

Kompania tha se trafiku në gjysmën e parë të vitit ra nga 86 milion në 17 milion pasagjerë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rreth 80%.

Të ardhurat e saj ranë 78%, në 1.18 miliardë euro, ndërsa humbja në këtë gjysmë viti është në kontrast me një fitim pas tatimit prej 1.15 miliardë eurosh në gjysmën e parë të vitit të kaluar financiar.

Me pothuajse asnjë trafik në tremujorin e parë të vitit, "shumica dërrmuese" e gjysmës së parë të të ardhurave të vitit ishte fituar në tremujorin e dytë, tha firma.

“Duke pasur parasysh pasigurinë aktuale Covid-19, Ryanair nuk mund të sigurojë udhëzime për FY21 PAT (fitim pas taksave) në këtë kohë. Kompania  pret të transportojë afërsisht 38 milion pasagjerë në VF21, megjithëse ky udhëzim mund të rishikohet edhe më tej në qoftë se Qeveritarët e BE-së vazhdojnë të keq menaxhojnë udhëtimet ajrore dhe të vendosin kufizime më të pakoordinuara të udhëtimit ose bllokime dhe izolimeve këtë dimër”, u shprehën përfaqësues të kompanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Mars 2021

- Turnir në shigjetari, Skenderaj  -  ora 9:00

- Turnir në shah, Hotel Grand, Prishtinë 13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj - ora 11:00

- Manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz - ora 17:45

- Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në Stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale - ora 18:00