29 Shkurt 2020

Rruga Besi - Podujevë, me dinamikë të përshpejtuar të punimeve

Prishtinë, 13 shkurt - Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu vizitoi sot pikat në të cilat kanë ngecur punimet në zgjerimin e rrugës nacionale N25, Besi – Podujevë.

Nga këtu, ministri Abdixhiku tregoi se është bërë planifikim i ri financiar duke u ndarë mjete shtesë dedikuar këtij projekti në buxhetin e vitit 2020, me qëllim të zhvillimit të dinamikës së re të punimeve, që do të përshpejtojnë përfundimin e tyre.

Ai theksoi se njëjtë do të veprohet me të gjitha projektet madhore që janë në process në mbarë Kosovën, ndërsa të rejat do të fillojnë vetëm kur të përfundojnë projektet e vjetra.


Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)