22 Janar 2021

Qeveria po rrezikon funksionimin e Telekomit

Prishtinë, 11 janar - Marrëveshja e fundit për zhbllokimin e llogarive të Telekomit dhe shlyerjen e obligimeve ndaj Z-mobile me ndërmjetësim të qeverisë ka rënduar gjendjen financiare në koorporatë.

Menduh Abazi Drejtor i Departamentit për Relacion me Publik në Telekom ka thënë së Korporata edhe pse ka negociuar për shumë kohë me Zmobile për arritjen e marrëveshjes për shlyerjen e obligimeve nuk ka mundur të arrijë asnjë marrëveshje pa ndërmjetësim dhe garancion të qeverisë.

Kushtet e Telekomit për arritjen e marrëveshjes sipas Abazit kanë qenë që shlyerja e obligimeve të bëhet gjatë katër viteve të ardhshme ndërsa që qeveria është dakorduar që ky afat të ulet në dy vite, pra kushti kryesor është negeciuar dhe vendosur nga vet qeveria.

''Por edhe pse qeveria ka dhënë garancione se do ta ndihmoj Telekomin që ta tejkaloj këtë situatë dhe të mos ketë ngecje në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje deri më tash edhe përkundër insistimit tonë dhe premtimeve të saj nuk është marr asnjë veprim.''

''Mospërkrahja e qeverisë do të thotë që llogaritë e Telekomit mund të bllokohen përsëri qysh këtë javë, ndërsa punëtorët do të mbesin pa paga e familjet e tyre do të futet në varfëri'', ka deklaruar Abazi.

Kjo negelizhencë e qeverisë sipa stij rrezikon edhe sigurinë kombëtare pasi rënia e shërbimeve të Telekomit rrezikon funksionimin e gjithë institucioneve të sigurisë.

Bordi dhe Menaxhmenti është angazhuar maksimalisht në kryerjen e obligimeve të veta duke siguruar që të ketë rritje të vazhdueshme të të hyrave dhe të krijoj stabilitet financiar megjithkëtë pa përkrahjen e qeverisë në këto momente kjo nuk mjafton.

Telekomi ka përfillur në vazhdimësi gjithë kërkesat e Aksionarit, duke përfshirë uljen e pagave deri në 60 %, ka ulur të gjitha shpenzimet operative deri në masën ku nuk rrezikohen operimet tona, është në përfundim të procesit të ristrukturimit gjitha këto me qëllim të krijimit të stabilitetit në kompani.

Gjithë punonjësit e Telekomit, Bordi dhe Menaxhmenti i bëjnë thirrje qeverisë për reagim të menjëhershëm me qëllim që të mos lejohet shkatërrimi i kompanisë, të mos rrezikohet ekzistenca e më shumë se 3000 punëtorëve dhe familjeve të tyre dhe të mos cenohet siguria jonë kombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)