26 Prill 2024

Qeveria miraton vendimin për kredin 71 milionë euro për autostradën Kijevë-Zahaq

Prishtinë 1 dhjetor - Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që t’i rekomandojë Presidentit të Republikës së Kosovës për dhënie të autorizimit ministrit të Financave për lidhjen e marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kjo kredi do të përdoret për financimin e projektit të autostradës Kijevë-Zahaq. Kredia kap shifrën prej 71 milionë euro dhe do të shlyhet me 24 këste të barabarta, nga dy për çdo vit. Data e fundit e shlyerjes së kredisë do të jetë 30 tetori 2032!

Në mbledhje është miratuar edhe vendimi preliminar për shpronësimin për interes publik të  pronave të paluajtshme të  cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës në zonat kadastrale Hade dhe Shipitullë të Komunës së Obiliqit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)