24 Shkurt 2021

Pulla postare “Evropa 2020 - Rrugët e lashta postare”

Prishtinë, 10 qershor - Nga sot, Posta e Kosovës lëshon në qarkullim emisionin e ri të pullave postare të titulluar “Evropa 2020 - Rrugët e lashta postare”.

 Ky emision përbëhet prej dy pullave postare me vlera nominale 1€ dhe 2€, si dhe një blloku filatelik.

 Pamjet e pullave postare prezantojnë periudhën e bartjes së dërgesave postare me qerre, në rrugët e vjetra të punuara nga gurët, si dhe shpërndarjen e dërgesave postare nga postieri.

Në motivin e bllokut filatelik, në mënyrë përmbledhëse prezantohen rrugët tokësore dhe ujore të dërgesave postare, por edhe mënyra më e lashtë e komunikimit, përmes pëllumbit. 

Për këtë tematikë Filatelia e Postës së Kosovës ka përgatitur edhe dy lloje të Zarfeve të Ditës së Parë, me bllok filatelik dhe set/komplet të pullave postare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shkurt 2021

- Mbahet ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave të auditorëve të energjisë. (Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ora 10:00)

- Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus bën prezentimin e Manualit për Ekspert të mbështetur nga HERAS Plus. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet seanca për shqyrtimin e ankeses per rritjen e denimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. (Gjykata e Apelit, ora 10:15)

- Pasi që në SHBA u shënua një moment historik i zymtë dhe i matur, ku u përkujtuan më shumë se 500.000 vdekje nga COVID-19 në këtë shtet, shoqata "Miqtë e Amerikës", me qëllim të solidarizimit me popullin e institucionet amerikane  do ta ulë në gjysëm shtizë flamurin amerikan dhe do të ndez qirinjë në nderim të të vdekurve. (Tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Gjykata Speciale në Hagë,ora  11:00)

 

- Ministri në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa mban konferencë për shtyp. (Ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, ora 15:30)