26 Prill 2024

Publikohet projekti i zgjatjes së pistës së Aeroportit të Prishtinës

Prishtinë, 27 shtator - Hekuran Murati Autor i Raportit i mbështetur nga Birn bën prezantimin e raportit hulumtues të përgatitur në lidhje me Kontratën për Zgjatjen e Pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Kontrata për këtë projekt ka vlerë 33.6 milionë euro dhe megjithëse është nënshkruar vitin e kaluar më 4 gusht 2017, ende mbahet e pa-publikuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Gjatë prezantimit të raportit do të mësohet se çfarë procedure është ndjekur për të shpërblyer me këtë kontratë kompaninë Limak Kosovo International Airport JSC, a ka pasur shkelje ligjore gjatë këtij procesi, si dhe cila do të jetë kostoja e vërtetë e kësaj kontrate për buxhetin e shtetit.

Pas prezantimit do të ketë edhe diskutim nga paneli dhe pjesëmarrësit. Paneli përbëhet prej Përfaqësuesit të Ministrisë së Infrastrukturës, Besnik Bislimit - Profesor, Haki Abazit - Analist, Korab Sejdiut - Deputet, dhe Hekuran Muratit - përpilues i raportit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)